Këtë vit Zjarri i Bekuar pritet të sillet në Bullgari nga Jerusalemi. Kjo u njoftua nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare për BGNES.
Për shkak të kërkesave të Izraelit që ata që vizitojnë vendin të vaksinohen kundër Covid-19 dhe të kenë test negativ PCR bërë 24 orë para udhëtimit, delegacioni i Sinodit të Shenjtë do të jetë në një përbërje të kufizuar. Lutja e Zjarrit të Bekuar kryhet në prag të Pashkëve të Shtunën e Madhe.
Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë për herë të parë në 15 vitet e fundit Zjarri i Bekuar nuk u soll nga Varri i Zotit në Jerusalem, por u përdor një grimcë nga ai i sjellë në vitin 2019.
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..
Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili..
"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign..
Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka..