Në vitin akademik 2020/2021, për diploma baçelor dhe master në shkollat e arsimit të lartë në Bullgari po studiojnë 211.8 mijë njerëz. 12.3 për qind e tyre kanë zgjedhur shkolla private. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, 92.1 për qind e studentëve në vendin tonë janë bullgarë.
16.7 mijë të huaj e zgjodhën Bullgarinë për të marrë arsimin e lartë. Kjo është 2.4 për qind më shumë sesa në vitin e kaluar shkollor dhe 29.1 për qind më shumë se në vitin akademik 2016/2017.
Numri më i madh i studentëve të huaj është nga Greqia - 24.5 për qind, pasuar nga ata nga Britania e Madhe - 16.1 për qind, Gjermania - 9.2 për qind, Ukraina - 7 për qind dhe Maqedonia e Veriut - 6.1 për qind. Specialitetet më të preferuara për studentët e huaj janë në fushën e kujdesit shëndetësor. 62.1 për qind e tyre preferuan mjekësinë.
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..