Kujt i shërbehet ligji i paraqitur nga “Bullgaria Demokratike”, me të cilin kërkohet ndalimi i të gjitha 700 paditë e ngritura në gjykatë nga “Komisioni Antimafia”? Këtë e pyeti në Facebook Desisllava Atanasova, kryetare e grupit parlamentar të GERB-SDS. Paditë kanë të bëjnë me 1 600 persona dhe pretendimet janë për pronë prej mbi 1.5 miliardë eurosh, shtoi Atanasova.
Ajo gjithashtu publikoi një listë të shkurtër të pretendimeve më të rëndësishme: kundër bankierit të arratisur Cvetan Vasilev - 1 miliard euro; familjes Banevi - 70 milion euro; familjes Arabaxhievi - 175 milion euro; biznesmenit Minjo Stajkov - 65 milion euro; biznesmenit të arratisur Vasill Bozhkov - 100 milion euro; biznesmenit Ivo Prokopiev - 100 milion euro.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..