Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ka një popull të tillë” ktheu mandatin për formimin e qeverisë

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev i dorëzoi një mandat për të formuar qeveri kandidates për kryeministre, të emëruar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Legjislaturën e 45-të Kuvendit Popullor "Ka një popull të tillë" Antoaneta Stefanova. Ajo menjëherë e ktheu mandatin, duke thënë se ata nuk pranojnë të marrin pjesë në koalicione joparimore.

"Pikërisht në kriza si ajo e sotme Bullgaria ka nevojë për një qeveri të rregullt dhe efektive. I kuptoj dhe motivet tuaja, sepse një qeveri e qëndrueshme nuk mund të formohet në bazë të koalicioneve joparimore, "tha Radev pasi pranoi dosjen me mandatin e kthyer.

Shoqëria jonë ka qenë duke pritur për vite me radhë që Kuvendi Popullor të marrë vendime konkrete për ta sqaruar procesin zgjedhor, tha Radev. Ai akuzoi qeverinë në dorëheqje se po vazhdon të mos e aktualizojë të buxhetin, gjë që i privon pensionistët bullgarë nga mbështetja, tha Presidenti.

Tani Kreu i Shtetit duhet të vendosë se cilit nga katër formacionet e tjera do t’i japë një shans të fundit për të formuar qeveri. Nëse përpjekja e tretë në parlamentin e 45 dështon, Radev do të duhet të caktojë një qeveri të përkohshme, të shpërndajë Kuvendin Popullor dhe të thërrasë zgjedhje të reja.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD