Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, 1 maj, ne shpesh flasim për punëtorin dhe të drejtat e tij, ndërsa paga e denjë dhe pushimi i merituar janë një pjesë integrale e parimeve të lirisë dhe demokracisë në shtetin e së drejtës. Mirëpo, për më shumë se një vit situata pandemike në të gjithë botën imponoi kushte të reja pune. Tani që të gjitha aktivitetet janë në përputhje me masat anti-epidemike, ndërsa për njerëzit me veshje të bardha është koha e një pune të lodhshme 24 orë në luftën kundër një armiku të paqartë. Kjo krizë globale mjekësore i gjeti mjekët, punonjësit shëndetësorë dhe tërë administratën plotësisht të papërgatitur dhe tregoi qartë mungesën e profesionistëve shëndetësorë në mbarë botën. Si kudo në vendin tonë, pandemia Covid preku rëndë mjekët - sipas Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, deri në fillim të prillit 130 profesionistë shëndetësorë humbën jetën në betejën me koronavirusin.
Në fillim gjithçka filloi me parashikimin që infeksioni do të kalojë si një grip i zakonshëm dhe me ngrohjen e motit do të zhduket. Por doli se kjo ka qenë një iluzion. Pastaj frika na goditi si një murtajë - kujton një nga kirurgët më të mirë bullgarë – doc. Radosvet Gornev, shefi i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Universitar “Lozenec”. - Izolimi i pacientëve dhe i stafit ishte shumë i rreptë. Por tani reparte dhe spitale të tëra janë bërë klinika për mjekimin e Covid-19, ne disi u mësuam t'i trajtojmë këta pacientë, megjithëse deri më sot nuk ka një protokoll të rreptë për të punuar".
"Gjithçka është çështje e një analize të saktë dhe është e qartë për të gjithë se kjo pandemi nxori në pah probleme të rëndësishme - pabarazitë në specialitete të ndryshme mjekësore, dhe i ngarkoi jashtëzakonisht mjekët. Ajo që më bën përshtypje është se ne si shoqëri kemi resurse njerëzore, që është një pasuri e madhe. Njerëzit tanë, veçanërisht infermierët, janë në gjendje të bëjnë një organizim shumë efektiv. A e dini se si duken ata pas 24 orësh të kaluara në covid-zonën? Të rraskapitur, si njerëz që kanë nevojë për shërim për të paktën 24 orë ".
Ngarkesa zgjat 7 ditë në javë, muaj me radhë. Analizat tregojnë se një infermiere në njësinë e kujdesit intensiv në vendin tonë kalon më shumë se 24 km. për 12 orë punë dhe ngre mbi 8 tonë pesha. "Ky është një ngarkim i rëndë fizik, madje për peshëngritësit e stërvitur, si pjesë e procesit të tyre të trajnimit," tha kirurgu. Sipas autoriteteve shëndetësore në Bullgari, vala e tretë e sëmundjes po ulet, por disa imunologë paralajmërojnë për rrezikun e një vale të katërt.
Nga ana tjetër, qëndrimi ndaj vaksinave është i ndryshëm. Për shkak të mungesës së informacionit, procesi i vaksinimit po ngec. Në të njëjtën kohë të gjithë duan të kthehen në jetën normale - familja, miqtë, udhëtimet. Në lidhje me kujdesin mjekësor, mungesa e sjelljes adekuate në trajtimin e pacientëve që nuk janë infektuar me Covid-19, por vuajnë nga sëmundje të tjera, po bëhet gjithnjë e më e dukshme:
"Për fat të keq diagnostikimi i pacientëve me kancer është shumë i vonuar. Në fakt të gjithë punonjësit mjekësorë janë në kontakt dhe ka rrezik të infektohen. Po, shumica prej nesh u vaksinuam, por tashmë ka raste të njerëzve të infektuar, që janë vaksinuar, si dhe të njerëzve që janë infektuar përsëri. Kështu, nga njëra anë “u mësuam” me situatën, ndërsa nga ana tjetër mbetet shpresa për vaksinimin e një pjese sa më të madhe të popullsisë, gjë që të çojë në një rezultat më të mirë. "
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..