15 vjeçi Radostin Çollakov nga fshati Barutin në malin Rodopa tashmë 6 vjet përpiqet për të bërë makinat më njerëzore. Sikur një i huaj nga një planet i përparuar teknologjikisht, ai mbart me vete njohuri që nuk mund t’i fitonte as në shkollën rurale që mbijeton me klasa të bashkuara, as në shtëpinë e tij modeste.
“Që në moshë shumë të re shfaqa interes për gjithçka dhe eksperimentova me gjithçka – tregon ai në një intervistë për Programin “Hristo Botev” të BNR-s. – Atëherë nuk kishim as telefona, as kompjuterë, por kur pashë që dikush kishte një teknologji më të re, e pyeta se çfarë mund të bëhej me të dhe më bëhej gjithnjë e më interesante. Dhe kur mora telefon dhe laptop, fillova të thellohem në cilësimet për të parë se çfarë do të ndodhte dhe madje kishte raste kur i shkatërrova. Kështu me kalimin e kohës fillova të mësoj gjëra të ndryshme.”
Përderisa frekuentonte shkollën në fshatin Barutin mësuesit pranonin se nuk kanë asgjë për t’i mësuar kur kompjuterët janë të përfshirë në mësim. E vetmja gjë që mund të bënin ishte ta inkurajojnë atë në rrugën e zgjedhur prej tij. Kështu mezi 12 vjeç me përvojë të grumbulluar në programim fitoi konkursin e “Gugëll”-it për zhvillimin e aplikacioneve zanore. Çmimi nga 2400 dollarë e investoi në teknikë për të krijuar aplikacione mobile dhe projekte softuer.
Radostin krijon AnyGoal – aplikacion i cili ndihmon njerëzit të ndjekin se si avancojnë në arritjen e qëllimeve të tyre, dhe vazhdimin AnyGoalChallenges, në të cilin përdoruesit përballen me sfida për të përparuar në zhvillimin e vet personal. Aktualisht punon mbi Al projektin i cili kupton gjuhën bullgare.
“Krijimi quhet “AzBuki.ML” dhe përbën një platformë për intelektin artificial që përpunon gjuhën njerëzore – shpjegon Radostin. – Ideja është që kjo të jetë alternativa bullgare e platformave të ngjashme më të mëdha të cilët bëjnë analizë gramatikore dhe vlerësim të emocioneve në tekst në anglisht ose në ndonjë gjuhë tjetër.”
Radostin shfrytëzon të ashtuquajturat rrjete neurone të cilat të cilët mësojnë nga një sasi e madhe e teksteve për të ndjerë se cili është pozitiv dhe si ta nxjerrin emocionin. Nga Akademia Bullgare e Shkencave i zgjasin dorë shpikësit të ri duke i siguruar bazën e tyre të të dhënave.
“Nëse merrni dhjetëra mijëra komente nga interneti dhe i vendosni ato në program, ju në fakt po u tregoni se cilat prej tyre janë pozitive dhe cilat janë negative – vazhdon Radostin. – Programi kalon përmes të gjitha këtyre komenteve dhe shikon se cilat janë fjalët e mundshme pozitive, fillon të zbulojë edhe kuptimin e tyre – jo vetëm në nivelin e fjalëve, por edhe në nivel të fjalive, kontekstit dhe disi dikur në një farë mase ironie. E gjithë kjo ndodh me ndihmën e rrjeteve të neuroneve, të cilat kapin modelet, dhe kur u jepni atyre një tekst të ri, ata e krahasojnë atë me një model tashmë të parë.”
Aplikimi i shpikjes së tij Radostin shikon në veprimtari të larmishme – nga ritregimet e shkurtra të artikujve të gjata të lajmeve deri në vënien e presjeve në fjali, nga analiza e komenteve nën produktet në internet deri te shndërrimi i tingullit në tekst.
Megjithëqë akoma është nxënës në Gjimnazin Matematikor në qytetin Pllovdiv djali i talentuar e shikon të ardhmen e vet në krye të një kompanie të vet të softuerit, e cila krijon produkte të dobishme për njerëzit. Dhe përderisa është thjeshtë Radosltin nga fshati Barutin në malin Rodopa përcjell një mesazh të vetëm – nuk ka rëndësi se ku ke lindur dhe në çfarë mjedis ke rritur, është me rëndësi të zbulosh rrugën e vet dhe të lësh në të një gjurmë të dukshëm.
Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistës së Milena Vodeniçarovës, BNR “Hristo Botev”)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: schoolnews-bg, volontime.com, Facebook / @AzBuki.ML
Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..
Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..
Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..