Java e Ndritshme fillon që sot. Ditët pas Ringjalljes sjellin ndriçim dhe shpresë për jetën e përjetshme. Kisha lavdëron apostujt e shenjtë dhe Shën Marinë, kurse në shtëpitë tona është kohë për të festuar. Populli e quan këtë javë “boshë”, sepse sipas traditës në këtë periudhë nuk duhet bërë asnjë lloj pune.
Në Të Hënën e sotme të Ndritshme euforia nga festa, shija e këndshme nga kozunakët /bukë me sheqer/ dhe vezët me ngjyra të shumta përmbushin çdo një shtëpi bullgare, më në veçanti aty ku ka fëmijë. Në disa krahina të Bullgarisë dita pas Pashkës quhet akoma dhe E Hëna e “Rrëmbyeshme”. Emërtimi vjen nga tradita e ruajtur në rrethin e qyteteve Gabrovo dhe Kazanllëk për shpërndarjen e vezëve shumëngjyrëshe. Riti bëhet për begati dhe pjellori të tokës dhe për mbrojtje të rendimentit nga breshërima. Prandaj të rinjtë nga vendi i populluar dalin në lëndinë, ndahen në dy grupe dhe i rrotullojnë vezët e kuqe midis njeri tjetrit.
Shtëpia, familja, kurse më pas shkolla dhe vatra e kulturës janë vendet, ku ruhen traditat. Bën përshtypje, se gjithnjë e më shumë njerëz i japin llogari vetes për rolin e traditave dhe të folklorit në komunikimin me fëmijët dhe edukimin e tyre. “As pandemia, as çfarëdo qofshin çështjesh aktuale politike, nuk mund të pengojnë synimin tonë njerëzor të ruajmë bullgaren dhe të kemi shpresë për nesër” - thotë Penjo Ivanov, i njohur me këtë se më shumë se 10 vjet organizon festivale kulinare “Tryeza e larmishme” në dhjetëra qytete dhe fshatra, kurse rreth tyre dhe konkursin për pikturë të fëmijëve dhe krijim letrar me temë “Recetat e gjyshes”.
“Çdo një bullgar është ruajtës i traditave. Kështu ka qenë, traditat transmetohen në familje dhe ato kanë ndihmuar të ruhemi si popull shekuj të tërë me radhë”-thotë Penjo Ivanov. Dhe e përcakton edicionin e sivjetshëm të konkursit si “një çudi”, për shkak të qindra letrave të fëmijëve të cilat kanë mbërritur nga e gjithë Bullgaria:
“Jemi shumë mirënjohës për organizimin, të cilin e krijuan nëpër vend shumë bashki, shkolla, vatra të kulturës, kopshte, klube, pavarësisht nga vështirësitë në kushtet e pandemisë dhe mësimit në distancë. Fakti se kemi më shumë se 2 mijë pjesëmarrës sivjet është më shumë se tregues, se asnjë dhe asgjë nuk mund të ndalojë dëshirën për të jetuar tek njerëzit.”
Ndjenja për një atmosferë festive në ditë si kjo e sotmja, vjen nga përgatitja e ushqimit tradicional bullgar. Prandaj dhe në pikturat e fëmijëve dominojnë byrekë, pite festive dhe .....ljutenica/një lloj salce me domate dhe speca/ e përgatitur në periudhën e vjeshtës në zjarr. “Gjellët e gjyshes janë gjithmonë diçka më tepër nga një ushqim i shijshëm. Ato janë aroma e fëmijërisë dhe kujtim për lojëra dhe sekrete të thëna e të ndara. Pikërisht këtë emocion rikrijojnë krijimet e pjesëmarrësve në konkursin “Recetat e gjyshes” dhe gjatë vitit 2021”, thotë Penjo Ivanov:
“Gëzohem se në pikturat e tyre fëmijët tregojnë detaje, të cilat i kanë vënë re derisa kanë qenë në shtëpinë e fshatit. Në to shikojmë ornamente nga qëndisja karakteristike kombëtare, mbulesa të qëndisura me dorë, qilima të endura, pjata dhe enë tradicionale qeramike. Pjesa më e madhe e krijimeve rikrijojnë ngjyrat dhe atmosferën e shtëpisë fshatare. Madje edhe sikur të mos të kenë krijuar pikturën më të bukur, me rëndësi është se fëmijët kanë vështruar, kanë parë dhe kanë ndarë kohë të mendojnë mbi temën për traditat dhe madje të fusin dhe ndonjë ide të vet origjinale.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: facebook/receptitenabababg
Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..
Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të..