Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga 1 maji pa “korridor” për pazar për njerëzit e moshuar

Foto: EPA/BGNES

Nga e shtuna, 1 maj, kërkesa për dyqanet ushqimore për të siguruar një "korridor" për pazar për të moshuarit nga 8.30 në 10.30 është hequr. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nga sot, 29 prill.

Gjatë majit po rimëkëmbet edhe procesi mësimor i nxënësve nga klasa e 5 deri në klasën e 12 sipas grafikut përkatës.

Nga fillimi i majit garat sportive për të gjitha grupmoshat zhvillohen pa audiencë. Ka përjashtim vetëm për garat sportive në ambiente të hapura me publik - kur është zënë 30% e kapacitet, duke mbajtur një distancë prej 1.5 m dhe duke mbajtur maska.

Gjithashtu hiqet kufizimi për punën e institucioneve ushqimore dhe argëtuese në harkun kohor 06.00-23.00.

Që nga sot në përputhje me një urdhër të mëparshëm të Ministrit të Shëndetësisë hapen edhe diskotekat, baret dhe klubet e natës duke u përdorur jo më shumë se 50% prej kapacitetit të tyre.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 korrikun

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°. Në Sofje, do të jetë 17°. Para mesditës, do të jetë me diell. Pas mesditës, atmosfera do të bëhet e paqëndrueshme. Do të zhvillohen vranësira në rajonet perëndimore dhe qendrore, dhe..

botuar më 25-07-22 7.25.MD

Protesta "Drejtësi për të Gjithë" sonte në Sofje

Nisma qytetare "Drejtësi për të Gjithë" po organizon një protestë të re sonte në Sofje. Ajo do të mbahet para Pallatit të Drejtësisë dhe do të marshojë drejt ndërtesës historike të Asamblesë Kombëtare dhe deri në kryqëzimin kyç në kryeqytetin..

botuar më 25-07-22 3.01.MD

Bullgaria dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë partneritetin e tyre strategjik

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev bisedoi me homologun e tij britanik David Lammy gjatë vizitës së tij të punës në Londër me ftesë të palës britanike. Të dy diskutuan progresin dhe perspektivat e partneritetit strategjik në siguri dhe mbrojtje, ekonomi..

botuar më 25-07-22 10.22.PD