Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 418

| rinovuar më 21-04-29 8.00.MD
Foto: Pixabay

Rënie e qëndrueshme e të infektuarve rishtas me koronavirus në Bullgari

Bullgaria do të ndalojë hyrjen e turistëve nga India dhe nga disa vende të tjera, deklaroi ministri i shëndetësisë në dorëheqje profesor Kostadin Angellov në brifingun javor për situatën aktuale epidemiologjike në vend. Mbi 1 milionë qytetarë janë të mbrojtur ndaj këtij momenti nga Covid-19, shpalli Angellov, duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të pacientëve të cilët e kanë kaluar sëmundjen dhe të ata të cilët janë vaksinuar. Nivelet e sëmundshmërisë në Bullgari janë më të ulëta në krahasim me ato në shtetet fqinje, megjithëqë masat në vendin tonë janë më të buta, theksoi ministri dhe shtoi se tendenca për pakësimin e të porsa të infektuarve është e qëndrueshme.

Vendi ynë renditet në vendin e 18 në Evropë dhe në vendin e 6 në Ballkan për nga përhapja e koronavirusit. Më shumë hollësi mund të lexoni KËTU.


Që nga 1 maji hyjnë në fuqi rregulla të reja për hyrje në Bullgari

Nga 1 maji ndalohet përkohësisht hyrja në Bullgari e personave që vijnë nga India, Bangladeshi, Brazili dhe vendet dhe territoret në Afrikë. Përjashtim bëjnë shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në vendin tonë dhe anëtarët e familjeve të tyre, të cilët i nënshtrohen karantinës 10-ditore. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë që nga sot, 29 prill.

Të gjithë personat e tjerë që hyjnë në Bullgari, pavarësisht nga shtetësia e tyre dhe shteti nga vijnë, paraqesin një nga dokumentet e mëposhtme:

- dokument për skemën e përfunduar të vaksinimit kundër Covid-19 – injektimi i numrit të duhur të dozave të vaksinës dhe skadimi i një periudhe 14 ditore pas vendosjes së dozës së fundit.

- një dokument që tregon rezultat pozitiv pas një testi të zhvilluar PCR ose një testi të shpejtë antigjeni për Covid-19 - për personat që e kanë kaluar Covid-19 për periudhën nga dita e 15-të deri në ditën e 180-të, që nga data e analizës së bërë, e shënuar në dokument.

- një dokument që tregon rezultat negativ të një testi PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes në vend ose një test i shpejtë antigjeni për Covid-19 i kryer deri në 48 orë para hyrjes në vend, që nga data e analizës së bërë, e shënuar në dokument.


Që nga 1 maji pa “korridor” për pazar për njerëzit e moshuar

Nga e shtuna, 1 maj, kërkesa për dyqanet ushqimore për të siguruar një "korridor" për pazar për të moshuarit nga 8.30 në 10.30 është hequr. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nga sot, 29 prill. Gjatë majit po rimëkëmbet edhe procesi mësimor i nxënësve nga klasa e 5 deri në klasën e 12 sipas grafikut përkatës. Nga fillimi i majit garat sportive për të gjitha grupmoshat zhvillohen pa audiencë. Ka përjashtim vetëm për garat sportive në ambiente të hapura me publik - kur është zënë 30% e kapacitet, duke mbajtur një distancë prej 1.5 m dhe duke mbajtur maska. Gjithashtu hiqet kufizimi për punën e institucioneve ushqimore dhe argëtuese në harkun kohorë 06.00-23.00. Që nga sot në përputhje me një urdhër të mëparshëm të Ministrit të Shëndetësisë hapen edhe diskotekat, baret dhe klubet e natës duke u përdorur jo më shumë se 50% prej kapacitetit të tyre.


Vendimi për të negociuar vaksinën Sputnik V është i paligjshëm

Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Kostadin Angellov tha në një takim të Këshillit të Ministrave në dorëheqje se vendimi i Kuvendit Popullor për të negociuar furnizimin e vaksinës ruse Sputnik V bie në kundërshtim me legjislacionin bullgar dhe politikën shëndetësore të BE. Angellov vuri në dukje se vaksina ruse nuk është miratuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe pa një miratim të tillë nuk mund të përdoret në Bullgari.Kryeministri i dorëhequr Bojko Borisov gjithashtu tha se çështja për furnizimin e vaksinës ruse mund të diskutohet vetëm pas miratimit të BE.


Një numër rekord i të vaksinuarve për 24 orët e fundit, mbi 25 000

1382 janë rastet e reja të koronavirusit në 24 orët e fundit sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Mostrat pozitive janë 9.8 për qind e 14 082 testeve të kryera. Në kryeqytet të sapo identifikuarit janë më shumë - 331, pasuar nga rastet në Plovdiv - 127 dhe në Varna - 121.Pacientët aktivë të regjistruar janë 50 782. Në spital trajtohen 7168 pacientë. 697 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të vdekurve në 24 orët e fundit me koronavirus është 96 persona. Të shëruarit nga Covid-19 janë 3013.Vaksinat e bëra janë një numër rekord – 25 355. Me to numri i të vaksinuarve rritet në 776 254. Nga këto 190 535 u imunizuan me dy doza.


Bajram Namazi do të jetë në të hapur

Për shkak të epidemisë së koronavirusit, lutjet lidhur me Bajram Namazin më 13 maj 2021 do të jenë në të hapur. Ky vendim u mor sot nga Këshilli i Myftiut. Në xhamitë, të cilat kanë kushte, lutja do të mbahet në oborr, ndërsa atje ku nuk ka kushte - në stadiume apo sheshe, njoftoi Kryesia e Komunitetit Mysliman, duke siguruar se do të koordinojnë gjithçka me autoritetet lokale.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Elena Karkallanova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U zbulua një grup kriminal që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 10 milionë levash

Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..

botuar më 25-02-21 12.01.MD
Ilija Prodanov

Praktikat e padrejta tregtare janë arsyeja e çmimeve të larta të ushqimeve

Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..

botuar më 25-02-21 10.41.PD

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD