Vendpushimi i njohur balneo dhe spa Vërshec (Bullgari Veriperëndimore) pret mysafirët e tij në pranverë me paketa tërheqëse për turizëm spa dhe oferta të reja për pushim të shëndetshëm në natyrë. Autoritetet vendase njoftojnë se nga 1 maji në qytetin turistik do të mund të merren me qira biçikleta elektrike për jo më shumë se 3 orë - kohë e mjaftueshme për të shëtitur në parqet e qytetit. Ndër zonat më të vizituara të gjelbra të pushimores janë Bulevardi me rrape pothuajse 100-vjeçare që formojnë një tunel të gjelbër në qendër të Vërshec dhe të Parkut të Qytetit - parku i dytë më i madh në Bullgari, i krijuar në fillim të shekullit të kaluar, i cili ruan lloje unike bimore.
Ndërkohë, të rinj dhe të moshuar tashmë po pushojnë në parkun e njohur të litarëve Vërshec, një nga më të mëdhenjtë në Bullgari, i cili përbëhet prej 45 elementësh dhe duhen të paktën 2 orë për t’u kaluar.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..