Ishulli Shën Anastasija në Gjirin e Burgasit tashmë pret vizitorët e tij të parë për sezonin e ri. Më të paduruarit mund të vizitojnë ishullin që sot, 1 maj, njoftoi Bashkia e Burgasit.
Anija "Anastasija" do të kryejë tre xhiro në ditë nga Porti i Burgasit deri në ishull në orën 10:00, 13:30 dhe 15:00.
Në bordin e anijes dhe në ishull do të respektohen të gjitha masat anti-epidemike, prandaj është e nevojshme të bëhet një rezervim paraprak.
Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..
Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj..
Muzeu i vetëm i Qelqit në Bullgari ndodhet në qytetin Bellosllav, në bregun e njërës prej mëngëve të liqenit Varna. Pikërisht në këtë vend, në vitin 1893, vëllezërit Mushallan hodhën themelet e prodhimit bullgar të qelqit, duke krijuar fabrikën e parë..
Bashkia rodopase Ardino shpalli se ka filluar përgatitjen e kandidaturës së saj për pjesëmarrje në edicionin e pestë të nismës së Organizatës..