"Zgjedhjet e ndershme janë prioritet, sepse qeveria e Bojko Borisovit vononte shumë kohë votimin me makina, shumë kohë i pengonte bullgarët jashtë vendit për të votuar dhe shumë kohë ishim rekordmen evropianë për nga fletëvotimet e pavlefshme ".
Kështu sot, gjatë vizitës së tij në qytetin Përvomaj (Bullgari Jugore), për festën e qytetit, Presidenti Rumen Radev iu përgjigj një pyetjeje gazetareske pse kaq shpejt e nxori dekretin për shpalljen në Fletoren Shtetërore të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Radev shprehu shpresë se “BSP për Bullgarinë” do të shfrytëzojë mundësinë e mandatit të tretë, të cilin do ta marrë nga Presidenti më 5 maj, dhe do të arrijë të formojë një qeveri të alternativës demokratike së bashku me partitë e tjera që shprehin pritjet e njerëzve për ndryshim.“Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) theksoi korrupsionin si një nga mangësitë kryesore të qeverisjes njëqind ditësh të GERB-it, “BSP – E majta e bashkuar” dhe “Ka një popull tillë” (ITN). Partia nuk heq dorë nga vota e mosbesimit pas marrjes së raportit..
Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..
Turqia ishte mikpritëse e negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës Përpjekjet diplomatike turke bashkuan..