Prof. Kostadin Angellov: Deri në fund të gushtit i heqim maskat
Në një brifing në Plovdiv Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje prof. Kostadin Angellov shprehu kënaqësi për ritmin e vaksinimit. "Këtë javë arritëm të bëjmë 100 vaksina, 20% më shumë sesa gjatë javës së mëparshme," tha ai. Sipas tij, regjistri elektronik do të hapet më 10 maj. Vaksinimet janë planifikuar të jenë me orë të caktuar, në shërbim të njerëzve të punësuar që janë me kohë të kufizuar. 270 000 vaksinat e Pfizer, të cilat janë ndër më të kërkuarat, mbërrijnë të hënën. Është duke u diskutuar heqja e kërkesës për kapacitetin e përdorimit të ambientit të lokaleve. Pyetjes nëse pritet një valë e katërt e koronavirusit në vend, Angellov iu përgjigj se gjithçka mund të ndodhë. Ai tha se pasi 65% e popullsisë imunizohet, maskat do të hiqen. Angellov pret që kjo të ndodhë në fund të gushtit. Aktualisht janë bërë 815 463 vaksina.
Prof. Todor Kantarxhiev: Kemi vaksina për një Bullgari e gjysmë
Temp i vaksinimit te ne mund të rritet dy herë këtë muaj, ndërsa muajin tjetër – katër herë. Kemi vaksina për një Bullgari e gjysmë. Këtë e tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ prof. Todor Kantarxhiev, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare dhe anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar. Sipas fjalëve të tij, vendi disponon vaksina për një Bullgari e gjysmë. “Kurrë nuk kemi thënë se disa vaksina janë të këqija, por ka të tilla, të cilat ende nuk kanë kaluar përmes rregullimit evropian”, tha ai sa i përket mundësisë për importimin e vaksinës ruse Sputnik V. Sa u përket radhëve të gjata të korridoreve të gjelbra të vaksinimit ai tha: “Falë Zotit moti është i mirë dhe ka një erë të lehtë. Kur ka një erë të tillë, rreziku i infektimit është shumë i ulët.”
Pak mbi 7% janë rastet pozitive të Covid-19
652 janë rastet e regjistruara rishtas të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit, sipas të dhënave të azhurnuara të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 7.36% e 8864 testeve të kryera janë pozitive. 6905 persona me koronavirus trajtohen në spital, nga të cilët 674 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 1222 u raportuan të ishin shëruar. 31 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, dhe 16 399 që nga fillimi i pandemisë. Numri i të vaksinuarve kundër koronavirusit për 24 orët e fundit është 12 287. Numri total i të vaksinuarve me dozën e dytë është 213 354 veta. Ju rikujtojmë se që nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrjen në Bullgari. Po hiqen "Korridoret" për pazar për të moshuarit në dyqanet ushqimore dhe kufizimet për trajnime dhe gara për sportet kolektive për personat nën 18 vjeç. Punëdhënësit organizojnë procesin e punës së punonjësve të tyre në distancë, kur është e mundur, duke lejuar punë me prani fizike të një maksimumi prej 50% të stafit.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez..