"Është shqetësuese se edhe sot, dy mijëvjeçarë pas Ringjalljes së Krishtit, bota në të cilën po jetojmë, po vazhdon të vuajë për shkak të padrejtësive dhe kontradiktave, luftërave dhe të gjitha llojeve të urrejtjes dhe dhunës; se bota në të cilën po jetojmë, po vazhdon të jetë e sëmurë, e zhytur në pasione dhe mëkate".
Kjo thuhet në mesazhin e Patriarkut Bullgar Neofit dhe të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit. Mesazhi thotë se vlerat e përjetshme të ungjillit gjithnjë e më shumë po zhvendosen nga një egoizëm dhe egocentrizëm i paparë, nga një pasion për posedimin dhe konsumimin, se njerëzimi e ka gjithnjë e më të vështirë të jetojë në paqe, si me veten, ashtu edhe me natyrën përreth tij. U bëhet thirrje besimtarëve për të ndjekur me vendosmëri parimet e përjetshme të krishtera ndaj botës dhe gjithçkaje që na rrethon.Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..