Në qiellin mbi Sofjen sot helikopterë dhe avionë të Forcave Ushtarako Ajrore Bullgare do të bëjnë provë. Rasti është kremtimi solemn i 6 majit - Dita e Trimërisë dhe festë e Ushtrisë Bullgare. Makineritë do të kryejnë fluturime të përbashkëta në një lartësi të ulët mbi sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të kryeqytetit, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Sipas traditës në prag të festës do të mbahet një konferencë video të Ministrit të Mbrojtjes në dorëheqje Krasimir Karakaçanov dhe Shefit të Mbrojtjes Admiralit Emill Eftimov me komandantët kombëtarë të kontingjenteve ushtarake bullgare që marrin pjesë në operacione dhe misione në Afganistan, Bosnjë dhe Hercegovinë , Kosova dhe Mali.
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..