Skuadra e "Lludogorec" fitoi një titull rekord të dhjetë radhazi të Bullgarisë, pasi mundi "Beroe" me 3: 1 në terren të vet në Razgrad, në një ndeshje të raundit të 27-të të Ligës së Parë të Futbollit. Kështu, Lludogorec regjistroi fitoren e tij të 21-të që nga fillimi i sezonit dhe tashmë ka 67 pikë, 14 më shumë se CSKA e dytë, dhe deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm katër raunde.
“Shqiponjat” nuk mund të zhvendosen më nga vendi i parë dhe janë zyrtarisht kampionë për të dhjetën herë radhazi, duke përmirësuar arritjen e CSKA prej nëntë titujsh radhazi nga mesi i shekullit të kaluar.
Me triumfin e tij, Lludogorec i siguroi vetes pjesëmarrje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.Bullgarja Joana Konstantinova dhe Reina Goto nga Japonia mposhtën kinezen Wei dhe japonezen Yoshida me rezultatin 7:5, 6:1 në raundin e parë të turneut në dyshe në Kampionatin e Tenisit të Hapur të SHBA-së. Ky është gjithashtu suksesi i parë për..
Tenisti ynë Ivan Ivanov filloi me një fitore në Kampionatin e Hapur të Tenisit të Shteteve të Bashkuara midis juniorëve. Kampioni i Wimbledon mundi amerikanin Michael Antonius me 7:6 dhe 6:1. Aleksandër Vasilev gjithashtu vazhdon..
Për herë të parë, Bullgaria është mikpritëse e një kampionati botëror në xhudo, njofton agjencia BGNES. Në ceremoninë e hapjes në "Asiks Arena", zëvendësministri i rinisë dhe sportit, Stojan Andonov, theksoi se kjo është një njohje e madhe si për..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në..