Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kuadrin e një jave të sapo infektuarit me koronavirus janë pakësuar me 44%

Foto: EPA/BGNES

545 janë të infektuarit me Covid-19 për 24 orët e kaluara pas 5733 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 9.5% e mostrave janë pozitive.

Më shumë janë të infektuarit në Sofje - 92, pasuar nga rrethet e Burgasit - 86, të Varnës - 50 dhe të Plovdivit - 47.

Numri i pacientëve të regjistruar me simptoma të shfaqura është 46 083. Numri i pacientëve të shtruar në spital po vazhdon të ulet dhe tashmë janë 6 138. 587 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit 27 njerëz kanë vdekur. Në bazë javore, shkalla e vdekshmërisë është 25%. Të shëruarit në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh janë 594.

Më 6 maj janë bërë 7130 vaksina. 884 254 janë personat me të paktën një vaksinë. 254 505 persona ose 3.6% e popullsisë së vendit janë imunizuar me dy doza.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD

Në Pamporovo shënuan Festën Kombëtare duke zbritur me veshje kombëtare

Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..

botuar më 25-03-03 6.52.MD

NATO dhe BE uruan Bullgarinë për 3 Marsin

Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në bullgarisht. “Gëzuar Festën Kombëtare, Bullgari!”, thuhet në urimin në emër të institucionit të krerëve të..

botuar më 25-03-03 4.47.MD