Bashkia e qytetit Burgas bëri hapin e parë drejt ndërtimit të një spitali të specializuar për fëmijë në qytet. Spitali do të jetë punë e konsorciumit shumëkombësh spanjoll IDOM, i zgjedhur nga Banka Evropiane e Investimeve nga 13 kandidatë. Gjatë tre muajve të ardhshëm, ekspertët do të kenë për detyrë të përgatisin një projekt të përshtatur për trajtimin gjithëpërfshirës të fëmijëve nga e gjithë Bullgaria Juglindore. Ekipi do të përcaktojë numrin e kateve dhe ndarjeve, zyrave dhe shtretërve, do të identifikojë pajisjet e nevojshme dhe do të përgatisë dokumentet e tenderit që bashkia të aplikojë për financimin e ndërtimit. Konsorciumi spanjoll ka përvojë në zbatimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës dhe të disa spitaleve në Evropë dhe në Amerikën e Jugut.
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..