Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stojan Milenkov – mbreti kombëtar i të qeshurit të hidhur

Një ekspozitë në Muzeun Kombëtar Politeknik zbulon historinë e një trubaduri të vërtetë nga gjysma e parë e shekullit të 20. Ky është Stojan Milenkov i cili ka lindur gjatë vitit 1889 në qytetin Breznik, veprimtaria e të cilit nuk përshtatet në një përkufizim. E quajnë poet, aktor, muzikant, humorist, satirik, krijues i kupleteve, themelues i estradës, kurse sot - madje dhe reper.

Një nxënës i pabindur, ai ëndërron të mësojë dramaturgji në Paris dhe mezi e kalon klasën e gjashtë të gjimnazit. Në qytetin e dritës përfundon shkollën e Charles Masset tek aktori i njohur nga “Komedi Française” Paul Mounet dhe grumbullon përvojë si një ndihmës regjisor dhe artist praktikant në disa teatro. Me një diplomë të mirënjohur në dorë, gjatë vitit 1911 ai kthehet në atdhe, ku fillimisht punon në Teatrin e Ri Popullor dhe në Teatrin Popullor dhe shkruan libretin e operës “Moralistë”.

“Në vitet midis të dyja luftërave botërore e gjithë Sofja di përmendësh kupletet e tij - thotë Madlen Janeva nga Muzeu Kombëtar Politeknik. - Ata gumëzhijnë në rrugë, në tramvaj, në shtëpi, kurse gazetat i shesin tirazhet e tyre nëse i shtypin të parët. Stojan Milenkov përqesh çdo një manifestim negativ në jetën publike dhe politike - madje dhe në kohën kur liria e fjalës dhe e shtypit është e ndaluar rreptësishtë. Në parathënien e përmbledhjes së tij jubile “Karnaval pa maska - midis kabaresë dhe Parnasit” Stojan Çilingirov shkruan se, ai është paraardhësi i shakasë letrare, ngacmimit, talljes, humorit dhe ai do të lerë emër, që nuk do ta kenë shumë nga ata që e shikojnë atë nga lartë.”  

“Stojan Milenkovin e njihte personalisht e gjithë Bullgaria, sepse kur paraqitej në ndonjë vend publik, njeriu kishte ndjenjën, se ai ishte shok me çdo një njeri - tregon kritiku i artit Dragan Tenev në një intervistë nga viti 1994, të ruajtur në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare. Nëse ai, i cili kishte përfunduar shkollën teatrale në Paris, kishte mbetur të këndojë këngët e tij rreth Senës, dhe jo buzë lumit Perllovska, do të kishte fituar lavdinë e Maurice Chevalier. Çdo gjë, të cilën ai e ka shkruar, mbeti në kujtesën e vëllezërve të mi, sepse qe aktuale dhe asnjëherë neutrale.  Ai kishte një pozitë sociale në art dhe e mbronte, pavarësisht se kjo ndodhte në një stil komik dhe humorist.  Në Paris ai dëgjon këngëtarët e shansoneve nëpër rrugë dhe pasi kthehet në Bullgari, ai merr kapelën e tij nga Teatri Popullor dhe niset nëpër rrugë me kitarën e vet”.

Në cilëndo faqe që të hapni përmbledhjen e Stojan Milenkovit, do të shikoni se asgjë nuk është ndryshuar nga vitet 20 dhe 30 të shekullit të kaluar, pohon Madlen Janeva.

“Këto janë vargje të cilat janë aktuale edhe në ditën e sotme. Për shembull “Këngë për vjedhësin” të shkruar gjatë vitit 1921:

Vjedhës na quajnë të gjithë me përbuzje,

nga ne ikin të gjithë si grerëza.

Vjedhës unë i quaj njerëzit nga një lloj tjetër,

të cilët e grabisin shtetin dhe njerëzit.

Me një kitarë në dorë Stojan Milenkov shëtit nëpër qytete dhe fshatra, duke shpërndarë këngën e tij - “pa reklamë, pa kurora, si gjinkallat e fushës”. Pas ndryshimit të rendit politik gjatë vitit 1944 del në arenën dhe nën kupolën e cirkut merr duartrokitjet e fundit. Jeta e tij e kënduar në vargje, përfundon në moshën 64 vjeçe.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Kombëtar Politeknik




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..

botuar më 24-04-06 11.00.PD