Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 429

Foto: BGNES

Korridoret e gjelbra të vaksinimit po mbeten

274 000 doza të vaksinës Covid-19 të Pfizer mbërritën në Bullgari më 10 maj. Vetëm në maj furnizimet e 4 vaksinave do të jenë 2 milion. 2.5 milion doza të tjera priten në qershor, njoftoi reporterja e BNR Milla Mlladenova.

Korridoret e gjelbra po mbeten. Ne kemi sasi të mjaftueshme në vend, tha menaxheri i Agjencisë së Barnave Bogdan Kirillov. Vaksinimi i atyre që janë regjistruar në portalin elektronik po fillon sot. Aktualisht kemi mjaft vaksina. Që nga fillimi i majit deri tani janë vaksinuar125 000 veta, shtoi Kirillov.


Fillon faza e pestë e vaksinimit

Shtabi Kombëtare i Vaksinimit mendon se faza e pestë e vaksinimit mund të fillojë. Kjo u njoftua nga Kryeinspektori Shëndetësor i Shtetit Doc. Angell Kunçev pas një mbledhjeje të shtabit. Sipas tij, kjo do të thotë që çdokush që dëshiron mund të marrë imunizim përmes njërit prej tri kanaleve aktive - mjekëve të përgjithshëm, sistemit elektronik ose korridoreve të gjelbra, duke përfshirë të burgosur, njerëz në qendrat e refugjatëve dhe disa grupe më të paarritshme. Sipas Kunçevit që prej dy ditësh ka rritje të numrit të të shtruarve në spital me Covid-19.

Mundësia e zgjatjes së gjendjes epidemike pas fundit të majit nuk përjashtohet. Pas 20 majit, vaksina Pfizer pritet të lejohet të ruhet për 4 javë, dhe jo si tani 7 ditë.


Mbi 4% janë të infektuarit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

241 janë rastet e reja të koronavirusit në vend pas 5853 testeve të kryera. 4.12% e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë janë të infektuarit në qytetin e Sofjes – 66, rrethin e Varnës - 30 dhe të Veliko Tërnovos - 21.

44 881 janë regjistruar të sëmurë aktivisht. 5912 pacientë janë shtruar në spital. 562 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 27 njerëz me Covid-19 vdiqën në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh. 207 njerëz u shëruan në 24 orët e fundit.

Janë dhënë 5645 vaksina për 24 orët e fundit. Dozat e injektuara në vend janë tashmë 938 064. Numri i përgjithshëm i personave të imunizuar me dy vaksina është 291 996.


Në situatën pandemike nuk ka tregje të parëndësishme për turizmin bnullgar

Në vitet e fundit kemi më shumë turistë ukrainas sesa rusë. Në vitin 2020 kemi pasur 50 000 turistë nga Rusia dhe 200 000 nga Ukraina, vuri në dukje doc. Rumen Draganov para bTV në lidhje me fluturimet e anuluara nga Rusia në maj. Për mendimin e tij nuk ka tregje të parëndësishme, por ato duhet të vlerësohen sipas përparimit të vaksinimit.

Sipas këtyre kritereve, Izraeli është në vendin e parë, i ndjekur nga Britania e Madhe dhe më pas nga Gjermania. "Vitin e kaluar kishte një rënie prej 60% jo vetëm në Bullgari, përpjekja këtë vit është që ta pakësojmë këtë rënie në 30%," tha Doc. Draganov.

Drejtoresha e Bordit Kombëtar të Turizmit Polina Karastojanova tha se parashikimi i Organizatës Botërore të Turizmit është që në vitin 2025 industria e turizmit të kthehet në nivelet nga viti 2019.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Vesella Krësteva dhe Ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Doc. Georgi Bërdarov

Shumica e të rinjve bullgarë nuk duan më të largohen nga atdheu i tyre

Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..

botuar më 25-03-03 10.08.PD

Ditën e Të Lidhurve të Djathit në Kazanlllëk përzënë shpirtrat e këqij me ritualin "Turra"

Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në qytetin Kazanllëk, njoftuan organizatorët nga Vatra e Kulturës "Zhar 2002". Çdo vit, rituali mbledh së..

botuar më 25-03-02 7.35.PD

Një flamur bullgar ngrihet në një shtyllë 21 metra pranë qytetit Etropole

Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..

botuar më 25-03-01 7.00.MD