Stola nën formën e shkronjave prezantojnë para Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” me rastin e 11 majit. Dita në të cilën nderojmë kujtimin e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij është edhe festë e bibliotekës.
Projekti “Shkronjat e fshehura” do të prezantohet në praninë e shkrimtarëve të njohur bullgarë, ndër të cilët edhe Georgi Gospodinov.
Stolat janë 14 dhe janë në formën e germave të alfabetit bullgar pa analog grafik në alfabetin latin dhe në të grek. Në çdo stol mund të lexohen vjersha të shkruara për projektin.
Stolat shkronja do të mbeten para godinës së bibliotekës deri më 21 maj gjë pas së cilës dërgohen në Bruksel.
Projekti “Shkronjat e fshehura” realizohet nga fondacioni “Lexo Sofjen” që nga viti 2018. Jashtë shtetit popullarizohet nën emrin “Shkronjat bullgare”.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..