Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Myslimanët në Bullgari festojnë Ramazan Bajramin

Foto: arkiv personal

Bullgarët me fe myslimane shënojnë Ramazan Bajramin. Me festën e cila vazhdon tri ditë – 13, 14, 15 maj, shënohet fundi i muajit të faljes Ramazan – kohë në të cilën myslimanët agjërojnë 30 ditë. Ramazan Bajrami fillon me lutjen – Bajram Namaz gjë pas së cilës besimtarët ulen në një tryezë të pasur.

“Do të isha e lumtur në se  vini që të ndjeni frymën e festës – na fton Fatme Jëlldëz nga fshati Krajishte, i strukur në rrëzat e malit Rodopa. – Njerëzit veshin petkat më të mira dhe shkojnë në xhami, pas kësaj te të afërmit, puthin dorën e nënës dhe të babait, përqafohen, përshëndesin njeri-tjetrin dhe kërkojnë falje. Pastaj mblidhen rreth tryezës. Prandaj festa vazhdon disa ditë në mënyrë që të mund të respektojmë njërin nga prindërit mbrëmjen e parë, ndërsa mbrëmjen tjetër – prindërit e tjerë, dhe të rinjtë duhet të shkojnë te të moshuarit.”

Ramazan Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në islam, krahas Kurban Bajramit. Pasi besimtarët ushqehen me ëmbëlsira dhe bonbone festa njihet edhe si Sheqer Bajram ose Bajrami i Ëmbël. Përgatiten specialitetet e ëmbla tipike për rajonet e ndryshme por më së shpeshti bakllava.

Bakllava

“Karakteristike për krahinën tonë të qytetin Bllagoevgrad është e ashtuquajtura hallva turke. Sipas mundësive dhe shijeve secili zgjedh se çfarë të gostisë mysafirët në trapezën festive” – tregon Fatme Jëlldëz para koleges Elizabet Aleksandrova nga BNR – Bllagoevgrad.

Përbërësit kryesorë të hallvës turke janë vaji, sheqeri dhe mielli dhe sipas shijes edhe arra, kikirikë, rrush të thatë. Lidhur me teknologjinë e gatimit, Fatme Jëlldëz shpjegon:

“Së pari, ngrohet vaji, shtohet një thërrime më të madhe buke derisa të bëhet me ngjyrë kafe - në këtë situatë mund të shihet nëse yndyra është mjaft e nxehtë. Pastaj shtohet gradualisht mielli derisa të marrë ngjyrë kafe të errët, pastaj shtohet ujë të valuar për të holluar përzierjen e trashë të vajit dhe miellit. Shtohet sheqeri dhe sa më shumë, aq më mirë. Në fund shtohen arrat, rrushi të thatë etj.“

Hallva

Në ditën e tensionuar shumë njerëz preferojnë të blejnë ëmbëlsirat në vend të përgatiten në shtëpi, thotë Fatme Jëlldëz. Në fshatin Kraishte jetojnë kryesisht myslimanë, por në Bashkinë Belica, në të cilën është ai, popullsia është e përzierë dhe festat janë të përbashkëta

“Në qytetin Belica shënohen të gjitha festat – thekson Fatme Jëlldëz. – Kur është bajrami dhe fqinjët janë të krishterë gjithashtu përshëndeten dhe qerasen me atë që është e përgatitur për festën. Si dhe Pashkët, që kaluan para pak kohe – mora shumë vezë të ngjyrosura dhe bukë të ëmbla – kozunak, nga miqtë e mi të krishterë.Nuk mendoj se duhet të ketë një ndarje sipas fesë - së pari jemi njerëz, dhe pastaj jemi besimtarë në fenë tonë, apo jo? Dhe ky nuk është problem përkundrazi – larmia lind besimin e vërtetë, thelbin e vërtetë të njeriut.”

Intervistë: Elizabet Aleksandrova, BNR – Bllaogevgrad

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal, Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD
Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD