Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lista e shpëtimit” ose si 1100 bashkatdhetarë tanë u shpëtuan

Bullgarët e Krahinave Perëndimore dhe bullgarët e Banatit së bashku në aksion para 80 vitesh

Një grup bullgarësh – robër lufte me të rinj bullgarë banatë nga fshati Vinga
Foto: starbisnov.blogspot.com

Bullgarët e Banatit dhe bashkatdhetarët tanë nga krahinat lindore të fqinjës sonë perëndimore, ose siç e quajmë Krahinat Perëndimore, po përgatiten të shënojnë një përvjetor të rëndësishëm lidhur me historinë e tyre plotë kthesa. Më 16 maj mbushen 80 vjet nga nxjerrja e 1100 robërve të luftës, bullgarë etnikë nga Maqedonia, Krahinat Perëndimore dhe Banati Serb nga kampi gjerman i përqendrimit në Timishoara pas okupimit të Jugosllavisë nga Gjermania në vitin 1941.

Merita për këtë ngjarje historike i takon bullgarit nga Banat Anton Lebanov, veprimtar aktiv i bashkisë bullgare në Banat. Më 16 maj të vitit 1941 me ndihmën e Legatës Bullgare në Bukuresht, ai arriti të nxirrte robërit e luftës dhe të mobilizonte komunitetin e bullgarëve banatë në Timishoara dhe zonën përreth për të ndihmuar me strehimin dhe ushqimin e tyre, përderisa autoritetet i kthenin në vendet e tyre të lindjes.

Anton Lebanov (1912 – 2008)

Në atë kohë Anton Lebanov ishte vetëm 29 vjeç me përvojë të pasur të avokatit, gazetarit dhe mbrojtësit të kulturës bullgare. Ai botonte gazetën “Zëri i Bullgarëve Banatë” (1935-1943), bashkë me Karoll Tellbizov, dhe ishte nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Shoqërisë Kombëtare Bullgare në Banat krijuar në vitin 1939.

Përvjetori i 80-të i ngjarjes do të shënohet në kishën katolike “Shën Jozefi” në kryeqytet më 16 maj nën moton “Lista e shpëtimit”/si analog i filmit të njohur “Lista e Schindler-it” të regjisorit Steven Spielberq/.

Bullgarë - robër të luftës të renditur në oborrin e kampit në Timishoara para nisjes për në Bullgari

Kremtimi ngre pikëpyetje rreth misionit të kujtesës stërgjyshore, rreth harresës dhe fuqisë së identitetit kombëtar.

Në veprimtari do të asistojnë miq nga Vinga dhe Star Beshenov në Rumani, nga botimi „Banatski Balgarski Glas” (Zëri i Bullgarëve Banatë),  përfaqësues të bullgarëve nga Banati Serb, nga shoqata “GLAS” – Bosilegrad dhe nga Shoqata “Miqësi Maqedono-Bullgare” – Manastir.

Kremtimi organizohet nga Shoqata e Bullgarëve Banatë në Bullgari – Falmis, me përkrahjen e Fondacionit “Kujtesa Bullgare”, bashkë me Agjencinë Shtetërore “Arkiva” dhe Famullia Katolike  “Shën Jozefi” në Sofje.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: starbisnov.blogspot.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD