Vala e tretë e epidemisë po largohet
Vala e tretë e pandemisë është nën kontroll dhe po largohet. Numri bazë riprodhues i infeksionit ka një vlerë rekord të ulët - 0,595. Prirja për të tkurrur infeksionin është shumë e fortë. Numri i rasteve aktive pritet të bjerë nën 35 000 me një tendencë për të zbritur në 30 000. Këtë e shkroi matematikani Prof. Nikollaj Vitanov në profilin e tij në Facebook. Ai punonte në Shtabin Operativ Kombëtare kundër koronavirusit si përfaqësues i Akademisë Bullgare të Shkencave. Drejtimi poshtë për të rënë nën 500 raste në ditë dhe shkuarja në 100 në ditë është shumë i fortë, shton Vitanov dhe thekson se shkalla e vdekjes nga epidemia gjithashtu ka rënë ndjeshëm nën 50 persona në ditë.
Qeveria teknike do të ruajë shtesën prej 50 levash (25 euro) për pensionistët për shkak të Covid-19
Zëvendës Kryeministri dhe Ministër i Çështjeve Sociale Gëllëb Donev njoftoi se shtesat prej 50 levash /25 euro/ për pensionistët për shkak të pandemisë do të paguhen deri në fund të mandatit të qeverisë së përkohshme. Nuk është e qartë nëse do të ketë fonde për të zgjatur pas majit masat 60:40 dhe 80:20 për ruajtjen e punësimit. "Unë do t'ju kërkoj të na jepni 7-10 ditë kohë për të përpunuar skenarët për të mbështetur ekonominë. E vërteta është se nëse biznesi nuk funksionon, nuk do të ketë para për asgjë, "tha Ministri i Financave Asen Vasilev.
Më pak se 6 për qind janë të infektuarit me koronavirus në 24 orët e fundit
657 janë rastet e reja të Covid-19 në vend, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Nga 11 106 testet e kryera për 24 orët e fundit, 5.9 për qind e mostrave ishin pozitive. Në kryeqytet rastet e reja janë 151, në Plovdiv - 64, në Varna - 55 dhe në Bllagoevgrad - 44. Numri i pacientëve të regjistruar me simptoma të shfaqura u ul në 38 515. Në spital u shtruan 5250 pacientë, prej tyre 526 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të shëruarve është pesë herë më i lartë se sa ai i të infektuarve - 3530. Në 24 orët e fundit 46 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 17 150 veta. Vaksinat e dhëna për ditën janë 36 477. 1 035 763 njerëz janë vaksinuar me të paktën një dozë . Të imunizuarit me ciklin e plotë të të dy vaksinave janë 362 322.
Eurofound: Bullgarët – në vend të parë në BE për nga refuzimi i vaksinimit
Bullgaria është midis vendeve të BE me besimin më të ulët në qeverinë e saj kombëtare për përballimin e pandemisë. Ajo renditet me 2.7 pikë (nga 10 të mundshme) ndër Poloninë (2.1), Kroacinë (2.5) dhe Republikën Çeke (2.9). Këtë e tregon një studim i Fondacionit Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës (Eurofound), i quajtur "Jeta, Puna dhe Covid-19", cituar nga BGNES. Bullgaria është vendi në BE ku njerëzit hezitojnë më shumë të vaksinohen, tregon gjithashtu studimi. 61% e bullgarëve të anketuar tregojnë se nuk ka shumë të ngjarë ose se nuk ka gjasa të vaksinohen. 33% e bullgarëve janë plotësisht pro vaksinimit.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev dhe ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella Mançeva
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..