Një nga projektet më të mëdha filmike të realizuara në vendin tonë është padyshim trilogjia “Khan Asparuh”. Ekipi, aktorët dhe personeli tjetër angazhuar në xhirimin e filmimit gjatë vitit 1980 kanë numëruar mbi 100 000 veta. Eposi historik nën drejtimin e akademikut Ljudmill Stajkov, ndjek luftërat e zhvilluara nga themeluesi i shtetit bullgar Khani Asparuh për themelimin dhe afirmimin e saj në hartën gjeografike dhe politike të botës 1340 vjet më parë. Ambicia për t'i dhënë frymë dhe jetë të re filmit, kohëzgjatja origjinale e të cilit është 6 orë, e kthen inxhinierin Dobromir Çoçov në një lloj shpëtimtari nga gjurmët e pamëshirshme të kohës.
“Ky film nuk është treguar mjaftë, kurse është një nga filmat më të mëdhenj në historinë e kinemasë,” sqaron inxhinieri Çoçov përpara Radios Kombëtare Bullgare. Pasi u propozua të bëhet një variant më i shkurtër i trilogjisë pësoi një restaurim i imazheve dhe zërit të trilogjisë Khan Asparuh, montim i ri dhe një linjë e re dramatike, përsëri punë e Akademikut Ljudmil Stajkov.
“Ky version i shkurtuar i restauruar i filmit “Khani Asparuh” nën titullin “Khani dhe perandoria” është e rëndësishme në parim, sepse nga njëra anë është një kujdes thjesht krijues për ruajtjen e disa shembujve, do të thosha kryevepra të kinemasë bullgare, të cilat shkatërrohen me kalimin e viteve - sqaron kritiku letrar profesori Bozhidar Manov. Trashëgimia e filmit vendas ruhet në arkivat e Filmotekës Kombëtare Bullgare, e cila ka detyrën ta mbrojë nga shkatërrimet e kohës. Puna mbi digjitalizimin e fondit, e cila ka filluar gjatë vitit 2005 nuk po pushon, por kërkon dhe jo pak kohë, një resurs njerëzor dhe njohuri specifike, ve në dukje drejtoresha Antonia Kovaçeva. “Ne ruajmë rreth 10 000 filma bullgarë dhe 5 000 filma të huaj, ku 30% nga titujt bullgarë, tanimë janë digjitalizuar.”
Sipas fjalëve të saj, në Bullgari gjithnjë e më shpesh po drejtohet pyetja se përse është i domosdoshëm digjitalizimi i trashëgimisë së filmave, por jo dhe sesi ruhet ai:
“Do të ndaj një konstatim, të bërë nga komuniteti i filmit - gjatë çdo një kalimi të kinemasë nga një teknologji drejt një tjetre, humbasin një pjesë e madhe të filmave, të prodhuara në bazë të asaj të vjetër. Shumë shpesh softueri i ri, nuk e lexon të vjetrin dhe prandaj është e rëndësishme të ruajmë filmat në formate, të cilat do të mund të lexohen nga sistemet e teknologjisë së lartë gjithnjë në ndryshim.”
E gjithë kjo, bashkë me dijet e domosdoshme eksperte për zërin, figurën dhe veçoritë e secilës kasetë individuale, e kthen digjitalizimin në një shkencë të vërtetë. Zotërimi i saj është një sfidë për të cilën nuk mungojnë njerëz kureshtarë. Sidoqoftë, nevojiten shumë para për t’u trajnuar.
“Prej 7-8 vjetëve po luftojmë të marrim një financim për blerjen e një vargu teknologjik për digjitalizimin cilësor dhe restaurimin e filmave. Jam e inkurajuar fortë sepse ne kemi një strategji të hollësishme për digjitalizim nga viti 2013, të bërë me konsultues të huaj. Për fat mundëm të bëhemi një pjesë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri. Në bazë të tij parashikohen 66 milionë leva për digjitalizim të trashëgimisë kulturore. Para do të marrin Arkivi Kombëtar i Filmit Bullgar, Televizioni Kombëtar Bullgar, Agjencia Telegrafike Bullgare dhe Radioja Kombëtare Bullgare, si dhe të gjithë muzetë dhe galeritë, të cilët janë institucione shtetërore kulturore në fushën e trashëgimisë kulturore të luajtshme”.
Sipas Antonia Kovaçevës, digjitalizimi i të gjithë filmave bullgarë, mund të realizohet për 8 vjet gjatë një regjimi me dy turne të punës prej minimum 11 veta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe BGNES
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..