Dimo nga grupi P. I. F. është një njeri që nuk mund të harrohet. Edhe pse jetoi dhe punoi në një mënyrë shumë modeste, pa u treguar dhe gjithnjë bashkë me kolegët e tij, ai la kaq shumë pas - njerëz që e duan, këngë që kanë prekur disa breza, një zë i njohur dhe frymëzues.
Disa muaj më parë Dimo ndërroi jetë në moshën 45 vjeç, duke humbur betejën me Covid - 19.
Ditët e fundit fansat e bendit dhe të Dimos patën kënaqësinë ta shohin videon e këngës së parë prej albumit të ri të P. I. F. dhe të fundit me pjesëmarrjen e Dimos.
Kënga quhet OPUS 4, zëri është i Dimos, dhe në video shihen dhjetëra muzikantë dhe aktorë të njohur bullgarë. Kuadri i fundit është me Dimo, i xhiruar në kishën tek diga e Zhrebçevos. Teksti i është kushtuar besimit në Zot dhe shpreh gjëra shumë personale.
"Unë gjithmonë do të bërtas emrin tënd dhe në pëshpëritje e humbas mendjen time ..." - këndon Dimo në tekstin e sinqertë dhe plot simbole – një gjë tipike për krijimtarinë e tij. Secili prej pjesëmarrësve në video gjithashtu ka një qëndrim shumë personal. Sytë dhe sjellja e tyre tregon mirënjohje dhe respekt për këtë artist, me të cilin jeta i ka takuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sipas muzikologëve të autoritetshëm, kompozitori bullgar Veselin Stojanov është "një personalitet interesant dhe në disa aspekte kontradiktor, tashmë disi i harruar". Që nga fillimi i shekullit të ri, ka mbizotëruar mendimi se krijimtaria e tij është..
Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..
Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..
Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në..
Sipas muzikologëve të autoritetshëm, kompozitori bullgar Veselin Stojanov është "një personalitet interesant dhe në disa aspekte kontradiktor, tashmë..