Sot (17.05) fillon regjistrimi për pjesëmarrje në projektin e fundit të Kristos /Christo/ dhe Jeanne-Claude "Harku i Triumfit, i veshur". Ata që dëshirojnë të bashkohen në paketimin e një prej simboleve të Parisit mund të aplikojnë përmes faqes së internetit të tandemit unik artistik. Të miratuarit do të marrin edhe pagesa, mësojmë nga faqja zyrtare në Facebook e artistit avangard me famë botërore me origjinë bullgare.
"Harku i Triumfit, i veshur"është një nga projektet më afatgjata të çiftit, si në jetë, ashtu dhe në art, çift ky i cili u bë i njohur për "veshjen" e konstruksioneve të ndryshme monumentale dhetë projekteve natyrore, duke përfshirë Urën “Pont Neuf” në Paris, “Reichstag” të Berlinit etj. Ideja është e Kristo Javashevit dhe Jeanne-Claude Denat de Guillebon që nga viti 1962, kur ata jetonin në Paris. Planifikimi real i punës filloi në 2018, kur u mor vendimi për ekspozitën kushtuar punës së tandemit krijues në Qendrën “Georges Pompidou”.
Përhapja e pandemisë Covid-19 në fillim të vitit 2020 e bëri Kristos të vonojë projektin me një vit - deri në ditët e para të vjeshtës të 2021. Mirëpo, fati e pengoi atë të shihte të realizuar projektin e tij. Kristo, i cili ka lindur në qytetin bullgar të humorit Gabrovo, u largua nga kjo botë më 31 maj të vitit 2020. Të njëjtën ditë Franca njoftoi se puna po vazhdon sipas planit të njëjtë, në përputhje me qëllimin e artistit. Kristo zotëronte "çmendurinë e madhështisë dhe gjeniun e shkëlqimit", dhe veprat e tij "shndërronin ndërtesa dhe peizazhe në të gjithë botën në ngjarje poetike", tha atëherë Presidenti francez Emmanuel Macron.
"Harku i Triumfit, i veshur"do të jetë i mbushur me 25 000 metra katrorë pëlhure të riciklueshme prej polipropileni me ngjyrë blu argjendi dhe me 3 000 metra litar të kuq.
Projekti i madh, i cili do të realizohet para syve të publikut për vetëm 16 ditë - nga 18 shtatori deri më 3 tetor, financohet tërësisht nga shitja e studimeve përgatitore të Kristos, e vizatimeve dhe kolazheve të projektit të tij, si dhe e modeleve dhe litografive origjinale të tjera të Kristos me tema të ndryshme.
Foto: Facebook, christojeanneclaude.net
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..