Organizim i ri i imunizimit kundër Covid-19
Në një video-fjalim Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov u bëri thirrje qytetarëve bullgarë që të vaksinohen. "80% e atyre që vdiqën nga Covid-19 ishin bashkatdhetarë tanët mbi moshën 60 vjeç. Ju kujtoj se vaksinimi është falas. Kohëzgjatja e masave anti-epidemike varet nga kur do të arrijmë imunitet kolektiv! Vaksinimi është falas. Çdonjëri duhet të vendosë vetë duke menduar për veten e vet dhe për të afërmit e vet! Unë nuk mund t’ju ruaj nga sëmundja, në qoftë se vetë ju nuk e dëshironi!” – tha Ministri Kacarov.
Nga 18 maji do të krijohen qendra logjistike në çdo bashki. Njerëzit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë do të imunizohen atje nga e hëna deri të enjten. Nga e premtja deri të dielën do të vaksinohen të gjithë qytetarët, që kanë dëshirë, sipas rendit të regjistrimit të tyre.
3.5% janë të infektuarit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
151 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. Testet e kryera janë 4309, tregojnë të dhënat zyrtare. 3.5% e mostrave janë pozitive. Më shumë të infektuar ka në Burgas – 2, rrethet e qytetit të Sofjes - 25, Varna - 22.
34 458 pacientë janë me simptoma të shfaqura. 4858 pacientë janë të shtruar në spital. 499 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.
Nëntë njerëz me Covid-19 të diagnostikuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 148 njerëz u raportuan të kuruar.
3390 janë vaksinat e injektuar në harkun e shënuar kohor. Me to numri total i vaksinave të bëra në Bullgari janë 1 116 741. 414 729 njerëz u imunizuan me nga dy vaksina.
Bashkohemi në kontratat e KE me Pfizer për 2 vjet
Qeveria ka vendosur të bashkohet me marrëveshjen që Komisioni Evropian arriti për vaksinat Pfizer për vitet 2022 dhe 2023. Kështu, vaksinat do të sigurohen për dy vitet e ardhshme, nëse është e nevojshme. Kjo u njoftua në një konferencë nga Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov.
Sipas kontratës për furnizimin e vaksinave në dy vitet e ardhshme, vendi ynë duhet të marrë gjithsej 14 milion vaksina.
Kacarov gjithashtu tha se sipas tij nga këndvështrimi i menaxhimit të krizës, nuk është e nevojshme të vazhdojë puna e Shtabit Operativ Kombëtar. “Gjëja e rëndësishme është të bindim njerëzit që përballimi i krizës varet nga të gjithë. Detyra ime është të organizoj procesin”, shtoi Kacarov.
Sistemi bullgar i certifikimit për Covid-19 është i integruar me atë evropian
Më 14 maj përfundoi integrimi i sistemit bullgar të certifikatës digjitale që vërteton imunizimin kundër Covid-19, një test negativ ose prania e antitrupave pas një infeksioni koronavirus, me sistemet e vendeve të tjera evropiane. Kjo u njoftua nga Ministri i përkohshëm i Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacioneve Georgi Todorov. Certifikata e vetme Evropiane e Gjelbër Digjitale pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor në mënyrë që të lehtësojë lëvizjen e lirë në BE.
Todorov gjithashtu njoftoi se 500 000 receta elektronike u lëshuan tashmë në vend. Sistemi përdoret në mënyrë aktive nga mbi 2300 mjekë të përgjithshëm dhe 2100 farmaci. Një urdhëresë aktuale përcakton që pas 1 qershorit, recetat në letër do të zëvendësohen plotësisht nga ato elektronike.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Svetllana Dimitrova
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..