Regjistrimi i parë i bagëtive pas Çlirimit u zhvillua gjatë vitit 1887. Në kuadrin e tri viteve numërimi i kafshëve mes të cilave janë dhe delet, është bërë 4 herë. Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 1910, në vendin tonë janë rritur mbi 8 600 000 dele, që bën 2000 dele në 1000 banues. Gjatë kësaj kohe Bullgaria mban vendin e parë mes shteteve evropiane si numër i deleve sa i përket popullsisë . Një kulm në rritjen e deleve në vendin tonë ka në vitet 80 të shekullit të 20,kur në Bullgari rriten mbi 10 milionë dele.
Që atëherë numri i këtyre kafshëve tek ne është pakësuar 10 herë dhe aktualisht janë më pak se mbi një milion. Sipas fjalëve të bashkëkryetarit të Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe të Dhive Simeon Karakolev, problemet në këtë sektor nga blegtoria janë të shumta, kurse degradimi sa i përket numrit të kafshëve që rriten i dedikohet mungesës së një politike adekuate shtetërore kundrejt sektorit të mbarështim të deleve dhe të dhive. “Ministria e Bujqësisë duhet të verë qëllime të qarta - dhe vetes së vet, dhe pronarëve.
Punonjësit në këtë industri duhet të informohen se çfarë do të kërkohet prej tyre tani e tutje dhe si do të zhvillohet ajo” - është më se kategorik Karakolev në një intervistë për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare.
Për ta bërë këtë industri fitimprurëse dhe interesante për fuqinë punëtore shumë të nevojshme, nevojiten ndryshime të mëdha:
“Mbi 80% nga fermat, në të cilat rriten dele dhe dhi janë në gjendje jashtëzakonisht të pakënaqshme, sa i përket mekanizimit - sqaron Karakolev. Pavarësisht nga skadimi i dy periudhave programore dhe një periudhe para-bashkuese, pavarësisht nga miliardat, e derdhura në bujqësi, në sektorin e rritjes së deleve dhe të dhive puna është jashtëzakonisht jo tërheqëse, madje primitive. Njerëzit, të cilët tani rrisin dele dhe dhi, e bëjnë këtë më tepër nga dashuria sesa si një biznes serioz.”
Një pengesë e rëndësishme për cilindo që vendos të marrë përsipër detyrën e vështirë të rritjes së bagëtive të imta është skema nën të cilën subvencionohen fermerët.
“Kur fillojmë të flasim për subvencionet, që të gjithë e dimë se ato asnjëherë dhe në asnjë vend nuk janë të mjaftueshme. Është e domosdoshme që të ndalohet ndihma e mbështetjes së fermave në bazë të hektarëve - është kategorik bashkëkryetari i Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe të Dhive Simeon Karakolev dhe sqaron: kjo çon në konsolidimin e prodhimit, nga e cila humbasin fermat e vogla dhe të mesme në çdo një degë. Duhet të kalohet në një tip tjetër të ndihmës mbi bazën e fermës, ashtu siç e bëjnë në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. “
Nuk mungojnë dhe probleme të tjera, lidhur me procedurën mjaft të ndërlikuar për aplikimin e fermerëve mbi programet evropiane, që i detyron më shpesh të heqin dorë nga një ndihmë e ngjashme. Karakolev është i bindur se shteti duhet të synojë të stimulojë zënien në blegtori. Në këtë kuptim, një hap i madh përpara është fitorja e arritur e madhe për sektorin - legalizimi i mbi 7000 fermave , të cilat nuk kanë qenë të regjistruara si objekte dhe ferma blegtorale, për shkak të pengesave burokratike.
Në bazë të intervistës së Nina Canevës - programi “Hristo Botev”
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe noka.bg
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..
Rritja vjetore e të ardhurave tejkalon rritjen e shpenzimeve në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2024, të..
Gjysma e kompanive nga Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari besojnë se tarifat mbi importet e mallrave nga BE-ja të shpallura nga presidenti i..