Krerët e shteteve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Rumen Radev dhe Stevo Pendarovski dhe delegacionet e kryesuara prej tyre të të dy vendeve do të nderojnë së bashku veprën e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij në Romë, njoftoi qendra e shtypit e presidencës bullgare.
Të dy delegacionet do të udhëtojnë së bashku deri në Itali dhe më 27 maj Presidentët Rumen Radev dhe Stevo Pendarovski do të vendosin lule në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, ku në shekullin e 9 Papa Adrian II bekoi alfabetin dhe librat e shkruar nga Apostujt e Shenjtë Kirill dhe Metodij. Nuk njoftohet nëse ata do të vendosin së bashku homazhe para varrit të Shenjtorit Konstantin-Kiril Filozofi në Kishën ”Sant Clemente”.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..