Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe KE do të bashkëpunojnë për të inkurajuar vaksinimin kundër Covid-19

Foto: Ministria e Shëndetësisë

Mundësitë e bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Përfaqësimit të Komisionit Evropian dhe inkurajimi i vaksinimit kundër infeksionit koronavirus u diskutuan sot nga Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov dhe shefi i përkohshëm i Përfaqësimit të KE në Bullgari Cvetan Kjullanov.

"Vetëm kur të arrijmë imunitetin kolektiv 70% do të jemi në gjendje të kthehemi në jetën normale. Kjo është arsyeja se pse është jashtëzakonisht e rëndësishme që institucionet të punojnë së bashku në mënyrë që informacioni të mund të arrijë tek të gjithë qytetarët, "tha Kacarov. Gjatë bisedës, ai theksoi se aktualisht po punohet për ndryshime në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, dhe në veçanti në seksionin e Shëndetit. Pritet që ato të jenë gati deri në fund të javës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mjekët e rinj protestojnë përsëri

Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..

botuar më 25-06-27 8.32.PD

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2026

Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..

botuar më 25-06-26 7.35.MD

Një zjarr i madh po digjet pranë Karnobatit

Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi Dimitrov. Për shkak të erës së fortë, shuarja e tij është e vështirë, raportoi korrespondentja e..

botuar më 25-06-26 6.21.MD