Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari – Dita e 437

Foto: BGNES

Hiqet kërkesa për PCR për fëmijët që hyjnë në Bullgari

Nga nesër, 19 maj, për fëmijët deri në 5 vjeç të cilët janë shtetas bullgarë, shtetas të vendeve anëtare të BE-së, vendeve të Shengenit, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Unionit Australian, Kanadasë, SHBA-së, Japonisë, Zelandës së Re, Kinës, Ruandës, Koresë, Tailandës, Tunizisë, Uruguajit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Gjeorgjisë, Ukrainës, Maqedonisë Veriore, Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Moldavisë, Federatës Ruse, Izraelit, Kuvajtit, Bjellorusisë dhe Turqisë nuk kërkohet një rezultat negativ nga PCR ose testi i antigjenit për të hyrë në vendin tonë. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë që nga sot, 18 maj.


Nga data 31 maj të gjithë nxënësit bullgarë kthehen në shkollë

Nga data 31 maj të gjithë nxënësit kthehen në shkollë. Kjo thuhet në urdhëresën e Ministrit të Shëndetësisë që nga sot. Nga e njëjta datë lejohet edhe zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme grupore jashtë klasës.

 

Bullgaria dhe KE do të bashkëpunojnë për të inkurajuar vaksinimin kundër Covid-19

Mundësitë e bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Përfaqësimit të Komisionit Evropian dhe inkurajimi i vaksinimit kundër infeksionit koronavirus u diskutuan sot nga Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov dhe shefi i përkohshëm i Përfaqësimit të KE në Bullgari Cvetan Kjullanov. "Vetëm kur të arrijmë imunitetin kolektiv 70% do të jemi në gjendje të kthehemi në jetën normale. Kjo është arsyeja se pse është jashtëzakonisht e rëndësishme që institucionet të punojnë së bashku në mënyrë që informacioni të mund të arrijë tek të gjithë qytetarët, "tha Kacarov. Gjatë bisedës, ai theksoi se aktualisht po punohet për ndryshime në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, dhe në veçanti në seksionin që i përket shëndetit. Pritet që ato të jenë gati deri në fund të javës.


Pika të vaksinimit u hapën në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Dy qendra vaksinimi kundër Covid-19 u hapën në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut pranë Stanke Lisichkovo dhe Zlatarevo. Para Radio Blagoevgrad të BNR-s, iniciatori i pikave të lëvizshme, Dr. Milen Vrabevski, njoftoi se tani mund të vaksinohen qytetarët e Maqedonisë së Veriut me pasaporta bullgare, banorë të përhershëm, si dhe banorë të përkohshëm dhe familjet e tyre.Nga 19 maj, qendrat e vaksinimit do të funksionojnë në regjimin “korridore të gjelbra” dhe “qytetarët nga ana tjetër ε kufirit mund të vijnë dhe të vaksinohen lirshëm”, tha Dr. Vrabevski. Vaksinat e siguruara janë Pfizer, Modern dhe Jansen. Rreth 2000 njerëz janë regjistruar tashmë për imunizim.


4.1 janë infektuar rishtas me koronavirus nga 16 505 teste

677 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 4.1 për qind e 16 505 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Përsëri, Sofja ka numrin më të lartë të të infektuarve - 113, e ndjekur nga Stara Zagora me 73, Plovdiv me 49 dhe Blagoevgrad me 43. Numri i pacientëve të regjistruar aktivë u ul në 32 844. Në spital trajtohen 4592 pacientë me koronavirus, me një rënie prej 406 shtretërish në baza ditore. 490 persona janë në kujdes intensiv. Për 24 orët e fundit vdiqën 84 njerëz me koronavirus. 2207 njerëz u shëruan. Dozat e vaksinave të administruara gjatë 24 orëve të fundit janë 18 236. Një total prej 1 134 977 dozash u administruan që nga fillimi i fushatës. 425 971 njerëz u imunizuan me nga dy vaksina secila.


Masat për ruajtjen e punësimit po vazhdojnë

Po vazhdojnë të funksionojnë gjithsej katër masa në mbështetje të punësimit dhe familjeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, të zbatuara në kuadër të Programit Operativ "Zhvillimi i Resurseve Njerëzore", Midis tyre janë "Më ruaj" - për bizneset e mbyllura dhe "60/40" për kompanitë me të ardhura që ranë me më shumë se 20% gjatë pandemisë, sipas Agjencisë së Punësimit. Sot u bë e qartë se Komisioni Evropian ka miratuar mbi 173 milion euro të fondeve shtesë nën programin operativ "Zhvillimi i Resurseve Njerëzore" për Bullgarinë. Fondet kanë për qëllim ruajtjen e vendeve të punës, forcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe mbështetjen e familjeve me të ardhura të ulëta, tha korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi:Joan Kolev dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe luftimin e ekonomisë në hije

Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..

botuar më 25-02-07 10.18.PD
Grozdan Karaxhov

Qeveria e rregullt dëshiron të shpëtojë një prokurim ndërkombëtar për 35 trena të rinj

Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..

botuar më 25-02-07 8.33.PD

Parashikimi i motit për 7 shkurtin 2025

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..

botuar më 25-02-06 7.35.MD