Shkrimtari Georgi Bërdarov fitoi Çmimin Evropian për Letërsinë për romanin e tij “Absolvo te”. Kjo u njoftua nga vetë autori në Facebook.
“Unë e pranoj këtë çmim si një njohje të faktit se nuk heq dorë kurrë, se besoj shumë fort në kauzat për të cilat shkruaj dhe flas. Jam i bindur se falja që personazhet në romanin tim i japin njeri-tjetrit është mënyra e vetme për të dalë nga konflikti i çmendur arabo-izraelit, i cili edhe një këtë moment merr viktimat e radhës të pafajshme. Të gjithë ata dhe të gjithë ne kemi nevojë të themi:АBSOLVO TE!I falënderoj jurisë për njohjen e madhe, u falënderoj lexuesve për vlerësimet dhe mendimet e shumta pozitive!”, shkroi Bërdarov.
Georgi Bërdarov është docent i konflikteve etnofetare dhe demografisë dhe zëvendës dekan i katedrës “Gjeologji dhe gjeografi” në Universitetin e Sofjes. Ai është themelues dhe organizator i kursit më të suksesshëm të të folurit publik dhe të artit prej oratori në Bullgari.Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..