Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena është festë edhe e pushimores së parë detare në Bullgari

Foto: BGNES

Më 21 maj të krishterët ortodoksë lavdërojnë Shenjtorët Konstantin dhe Elena.

Mbreti Konstantin (280-337) imponoi fenë e krishtere si dominuese në Perandorinë Romake të sunduar prej tij. Kjo u bë në vitin 313 nëpërmjet Ediktit të Milanos, lëshuar nga Licinius dhe Konstantini i Madh. Edikti lejoi për të parën herë mundësinë e zgjedhjes vetjake të fesë së krishterë, dhe  i dha fund persekutimeve kundër të krishterëve, rivendosi pronën e konfiskuar kishtare.

Konstantin thirri edhe Tubimin e Parë Ekumentik në vitin 325. Sipas disa burimeve ai përcolli në Jerusalem nënën e tij Elena për të kërkuar relikte të krishtere në qytetin e shkatërruar. Sipas legjendës, Elena tregoi vendin në të cilin u zbuluan tri kryqe ndër të cilat Kryqi i Shenjtë në të cilin u kryqëzua Krishti. Me udhëzime dhe mjete të saj u ndërtuan disa kisha – në Betlehem, në Malin e Ullinjve e gjetkë.

Dita e sotme kremtohet me solemnitet të madh sidomos në kishat dhe manastiret që mbajnë emrat e të dy shenjtorëve. Një prej këtyre vendeve të shenjtëruara ndodhet në veri të qytetit bregdetar Varna në territorin e pushimores “Shenjtor Konstantin dhe Elena”.

Sipas legjendave, manastiri që ngrihet këtu u themelua që në shekullin e XIV pranë burimit ekzistues me ujë kurues – ajazmë. Besimtarët thonë, se ujërat e tij shërues ndikojnë në sytë e sëmurë dhe forcojnë shpirtin.

Në orën 9.00 sot në manastir do të shërbehet një liturgji të shenjtë dhe bekim të ujit gjë me të cilën do të vihet fillimi i programit kushtuar festës së pushimores së parë detare turistike tek ne.

Në të kaluarën e njohur si “Druzhba” (Miqësi), pushimorja “Shën Konstantin dhe Elena” u krijua që në shekullin e XIX, kur në këtë pjesë të bregdetit bullgar u ndërtua sanatoriumi më i madh në Ballkan për fëmijë të rrezikuar nga tuberkulozi i kockave dhe i kyçeve.


Dhe edhe një traditë tjetër bullgare lidhur me respektimin e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena. Nuk dihet që nga kur në malin misterioz Stranxha ka një rit interesant të vallëzohet mbi prush, i njohur si “nestinarstvo”. Deri në fund të shekullit XIX ai ishte i përhapur në fshatrat kufitare greke dhe bullgare. Por  pas masakrës brutale me popullatën e krishterë atje gjatë Luftës Ballkanike në vitin 1912, ai pothuajse u zhduk. Mbeti të ekzistonte vetëm në rajonet e vështira për t’u arritur ku shtrihet fshati Bëllgari (emri i vjetër Urgari, në përkthim “bullgarë”). Fshati njihet me valltarët këmbëzbathur mbi prush dhe me tubimin që organizohet Ditën e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena, e cila aty shënohet sipas stilit të vjetër – më 3 qershor.

Sot kanë festë të gjithë ata që mbajnë emrat Konstantin, Elena, Elka, Elenko, Lena, Lenka, Lenko, Kostadin, Kostadinka, Dinko dhe të tjerë.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, bgtourism.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD