Një mutacion i variantit britanik të koronavirusit, tipik për atë brazilian, u vendos në Bullgari
Leximi i gjenomit të një koronavirusi të izoluar nga një bullgar tregon se varianti i tij britanik ka fituar një mutacion karakteristik të llojit brazilian. Këtë e tha për gazetën “24 orë” Prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. Pacienti te i cili u zbulua mutacioni është në
grup-moshën 80-90 vjeç. Ai ishte i sëmurë rëndë dhe vdiq pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Ky lloji i mutacionit i virusit u zbulua në 5 raste në ShBA dhe edhe 5 të tjerë në Evropë.
Prof. Kantarxhiev mendon se për të kufizuar rreziqet, është e nevojshme të merren mostra nga njerëzit e vaksinuar që u sëmurën 15 ditë pas dozës së dytë të vaksinës. E njëjta gjë duhet të ndodhë me njerëzit që infektohen përsëri pas një infeksioni të provuar nga një test PCR.
Sipas disa analizave, mutacioni në fjalë mund të jetë i vështirë për t’u kapërcyer nga sistemi imun i të vaksinuarve dhe i atyre tashmë të vuajtur nga Covid-19 dhe ata mund të jenë përsëri në rrezik.
Numri më i vogël i testeve javën e fundit është ndoshta rezultat i një sigurie mashtruese mes njerëzve se rreziku ka kaluar, thotë Prof. Kantarxhiev.
Informacioni u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Virusi nuk ka më një terren për t’u zhvilluar, si në vitin 2020
Bullgaria tashmë ka sasitë e nevojshme të vaksinave. Logjistika është e përmirësuar ndjeshëm dhe 100 për qind e porosive janë duke u përmbushur. “Problemi me efektet anësore të vaksinave është paksa histerik. Mbetet vetëm që dikush t'i vërë në mënyrë që të arrijë nivelet e imunitetit të tufës dhe në praktikë të çrrënjosë epideminë në Bullgari.” Këtë e tha në një intervistë për BNR Dr. Nikollaj Brënzallov, zëvendës kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë.
Ne ende kemi epidemi, paralajmëroi Brënzallov, dhe shprehu shqetësimin se ne shpejt besuam se gjithçka kishte mbaruar. “Po, të dhënat janë të mrekullueshme, numri i të sëmurëve po zvogëlohet. Në fakt, virusi nuk e ka këtë terren për zhvillim, siç ishte një vit e gjysmë më parë. Ne kemi një pjesë të madhe të popullsisë të mbrojtur, por kjo nuk është e mjaftueshme”, shtoi Brënzallov.
Ditën e dytë të sapo infektuarit me Covid-19 mbeten 3.3 për qind
361 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 3.3 për qind e 11 061 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica janë të infektuar rishtazi në qytetin e Sofjes - 63. Pasuar nga rrethet e qyteteve Plovdiv me 27, Varna me 25 dhe Bllagoevgrad me 24.
Numri i pacientëve aktivë të regjistruar ka rënë nën 30 000 dhe tani është 28 490. Të shtruarit në spital janë 4201 pacientë. 460 pacientë janë në kujdes intensiv.
Të vdekurit në 24 orët e fundit me Covid-19 janë 37 veta. Personat e shëruar anë 2317. Për ditën e dytë personat e shëruar janë 6 herë më shumë se sa të infektuarit.
Të vaksinuarit për 24 orët e fundit janë 30 349. Një total prej 1 191 397 njerëz janë me të paktën një dozë. 458 248 u imunizuan me një cikël të plotë me dy doza.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022...
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..