Për ne bullgarët 24 maj është një nga ditët më të ndritshme të vitit. Kjo është festa e lartësimit shpirtëror, e synimit drejt përsosjes nëpërmjet arritjeve të shkencës dhe të kulturës. Në këtë ditë kremtojmë veprën e të dy arsimtarëve sllavë Shenjtorët Kirill dhe Metodij, vepër kjo e cila respektohet në të gjithë botën e krishterë.
Në shekullin e IX Vëllezërit e Selanikut zhvillojnë një veprimtari prej misionari duke përhapur fenë e krishtere. Ata hodhën themelet e alfabetit sllav, i cili i dha shtytje serioze zhvillimit kulturor të popujve sllav. Konstantin-Kirill Filozof arriti të krijojë një sistem të të shkruarit, i cili në mënyrë maksimale pasqyronte veçoritë e fjalimit sllav. Kundrejt çdo tingulli ai e vuri shkronjën përkatëse. Në shumë aspekte ai i dha kuptim simbolik alfabetit të parë – atij gllagollik, sepse ai është i përbërë nga elementet e shenjta të krishterimit – kryqi, rrethi si simbol i përsosmërisë dhe trekëndëshi si simbol i Trinisë së Shenjtë. Kjo, sipas specialistëve, është një përkushtim i koduar në këto elemente – të cilat vjen të sugjerojnë se alfabeti duhet të shërbejë për të përhapur Fjalën e Zotit në mesë të sllavëve. Kjo është arsyeja për krijimin e një qëndrimi specifik të nderimit ndaj këtij shkrimi e deri më sot.
Në ditët tona germat me të cilat që nga mosha më e njomë shkruajmë dhe lexojmë, sjellin gëzim dhe kënaqësi nga dija, nëpërmjet tyre krijojmë dhe formojmë trashëgiminë tonë kulturore për brezat që vijnë pas. Prandaj këtë ditë ne kremtojmë edhe kulturën, arsimit dhe shpirtin bullgar.
Për herë të parë sivjet pas një vendimi të Legjislaturës së 44 të Kuvendit Popullor, në vend “Ditë e arsimit dhe kulturës bullgare dhe e shkrimit sllav”, 24 maj shënohet si “Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave”.
Më shumë për thelbin e kësaj feste të ndritshme për çdo bullgar mund të lexoni në botimin “24 maji – festa e mësuesve dhe edukatorëve të parë sllavë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...
Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një..