Pavarësisht nga rrethanat në të cilat duhej të përpilohej, programi i "Javëve muzikore të Sofjes" është, si zakonisht, i larmishëm dhe mbresëlënës. Edicioni i ardhshëm i 52 i radhës i këtij festivali ndërkombëtar prestigjioz fillon më 22 qershor dhe do të vazhdojë deri më 1 korrik. Në afishen e tij janë përfshirë mbi 50 koncerte dhe dhjetëra ngjarje shoqëruese, pjesëmarrësit janë mbi 400 përfaqësues të 13 shteteve, mësojmë nga drejtori artistik Momçill Gjeorgjiev.
“Ne e respektojmë misionin tonë të prezantojmë muzikantë të rinj, si dhe të jemi një urë midis interpretuesve të huaj, kompozitorëve dhe kolegëve të tyre bullgarë - sqaron zoti Gjeorgjiev. Në program janë dy koncerte autorësh - të kompozitorëve koreanë dhe brazilianë. I rëndësishëm për ne është cikli i ri “Pasardhës-ndjekës”, në të cilin kemi ftuar Abisall Gergiev dhe Zaurbek Gugkaev (djali dhe nipi i njërit prej dirigjentëve më me ndikim të kohës sonë Valerij Gergiev), Evelin Berezovski dhe akoma rreth njëzet muzikantë të tjerë bullgarë, jo më pak të njohur nga prindërit e tyre.
Po vazhdojmë paraqitjen e orkestrave bullgare. Sivjet prezantojmë orkestrën “Orfej”, simfonitë e Vidinit dhe të Vracës, filarmonitë e Ruses dhe të Varnës, dhe “shtyllën tonë kurrizore simfonike”, bashkë organizatore dhe partnere - Filarmoninë e Sofjes, si dhe Ansamblin e Dhomës “Solistë të Sofjes”. Prezantojmë shkollën kompozitore korean jugore, kemi parashikuar një koncert, kushtuar krijimtarisë së Hari Kroulit (Brazili), si dhe të artistëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Gjermania, Finlanda, Rusia e të tjera.”
Hapja është me një koncert i cili i kushtohet 100 vjetorit nga krijimi i Akademisë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigjerov”.
“Gjithmonë u japim skenë dhe bashkatdhetarëve tanë, të cilët bëjnë një karrierë të madhe jashtë shtetit, por këtu nuk paraqiten kaq shpesh - vazhdon Momçill Gjeorgjiev.
Pllamena Mangova me të cilën jemi në një partneritet shumë të suksesshëm dhe në sajë të së cilës na erdhën për vizitë artistë botërorë, sivjet feston 30 vjet në skenë. Do të tingëllojnë krijime të Allbena Vraçanskës dirigjenti Pavell Balev do të dirigjoj Filarmoninë e Varnës, Ivan Janëkov është solist i Filarmonisë së Ruses. Vasilena Serafimova do të prezantojë diskun e saj më të ri, do të dëgjojmë dhe Ljudmill Angjellovin, Svetlin Rusevin. Nga Vjena mbërrin Trio SMS në të cilën violinisti është bullgar, kurse një pjesë nga krijimet në diskun e ri, të cilin e prezantojnë janë me ritme ballkanike. Nën emrin Vienna Duo, na vijnë për vizitë Desisllava Dobreva - flaute dhe Bozhana Pavllova - kitarë, kurse programi i tyre titullohet “Impresione Danubiane”. Finali i shkëlqyer i stinës më të fortë të Filarmonisë së Sofjes është dhe finali i festivalit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..