Qyteti piktoresk bullgar me histori mijëvjeçare, me shtëpi nga koha e Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe me mundësi të mrekullueshme për turizëm hyri në klasifikimin prestigjioz të botimit britanik Hello. Nesebër renditet në vendin e 7. Qyteti ynë bregdetar është i përshkruar kështu:
“Në Bullgari ka shumë plazhe të virgjëra me Flamur Blu, të pastra dhe të sigurta, kështu që mund të argëtoheni duke luajtur në rërë ose duke notuar në det me të vegjlit.
Nesebër ka si një pjesë të vjetër, ashtu edhe një pjesë të re, që ia vlen të eksplorohen. Aty do të zbuloni kushte të shkëlqyera për të bërë pazar, si dhe për të vizituar një restorant si gjatë ditës, ashtu edhe herët në mbrëmje, kështu që të ktheheni në hotel herët në mënyrë që fëmija juaj të shkojë në shtrat me kohë” – thekson botimi britanik.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNga kuzhinat e zhurmshme të restoranteve londineze me yje të Michelin-it deri te një fshat i fshehur në pyjet e maleve Rodope, zhvillimi profesional i Petko Sharankovit është plot kthesa dhe surpriza. Pasi jetoi për shumë vite në Londër, ku zotëroi..
Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..
Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim..