Vjetori shënohet me një ekspozitë në qytetin danubian Svishtov i cili është vendlindja e shkrimtarit Aleko Konstantinov me pseudonim Fatlumi. Ai është një nga shkrimtarët dhe aktivistë shoqëror më të rëndësishëm dhe të respektuar bullgar. Është edhe themelues i lëvizjes së organizuar turistike tek ne.
Shtëpia e lindjes së Fatlumit është një nga ndërtesat më të shquara në Svishtov. Është një fakt pak i njohur se në vitin 1896 Aleko Konstantinov refuzoi t’ia shes atë një tregtari që i ofroi 15 000 leva të arta. Ndër eksponatet më të vlefshme aty është shishja me zemrën e Alekos e ruajtur në një tretësirë speciale. Me kalimin e viteve zemra u zbardhua. Në të shihet një vrimë sikur është i shpuar nga një plumb. Në fakt vrima është nga brinja e mbërthyer që u thye nga plumbi me të cilin u vra Aleko. Pushka me të cilën u pushkatua gjithashtu është e ekspozuar, si dhe veshjet me të cilat ishte kur u vra.
Ekspozita e re përfshin fotografi të panjohura të shkrimtarit Aleko Konstantinov dhe të familjes së tij, dokumente origjinale të komitetit që kujdesej për kthimin e shtëpisë së lindjes në muze, planet e godinës etj.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv dhe BGNES
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...