Propozohet të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme me dy muaj
Po merren në konsideratë masa shëndetësore, si për të mos parandaluar ardhjen e turistëve në vend ashtu edhe për të mos ndezur një valë të re të koronavirusit. Këtë e tha në një intervistë për bTV Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Po diskutohet organizimi i testimit falas të atyre që hyjnë në vend, si dhe ngritja e moshës së fëmijëve për të cilët nuk kërkohet një test PCR. Vetëm certifikatat e vaksinave të miratuara nga Komisioni Evropian do të konsiderohen të vlefshme. Ministri i Shëndetësisë do të propozojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për dy muaj të tjerë. Ai porositi një studim në shkallë të gjerë për të orientuar ministrinë e shëndetësisë se çfarë është përqindja e popullsisë e cila hasi virusin. Sipas shumicës së ekspertëve po të mos ketë vaksinim masiv, një valë e re na pret në vjeshtë, shtoi Kaçarov.
Mendohen lehtësime të kushteve për hyrjen e turistëve në Bullgari
Po punohet për të lehtësuar kushtet për hyrje në Bullgari, gjë që do të shtojë interesin ndaj vendit tonë si destinacion turistik. Këtë e tha në një intervistë për BNR ministrja e përkohshme e turizmit Stella Balltova. Përsa i përket lehtësimit eventual të regjimit të vizave për turistët rusë ajo theksoi se ky është “një veprim me karakter strategjik” për të cilin do të bëhen përpjekje të mëdha. Po zhvillohet një fushatë digjitale për prezantimin e vendit si një destinacion i sigurt në disa tregje me prioritet, përfshirë ato gjermane dhe ruse. Balltova njoftoi se disa hotele parashikojnë të marrin përsipër shpenzimet e testeve PCR të mysafirëve për kthimin e tyre në atdhe.
Nën 3 për qind janë testet pozitive për Covid-19 në Bullgari
368 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 2.7 për qind e 13 165 testeve të kryera kanë qenë pozitive, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit në mesnatë. 4073 pacientë me infeksionin e koronavirusit u shtruan në spital, nga të cilët 442 - në njësitë e kujdesit intensiv. 31 veta vdiqën me Covid-19 të konfirmuar dhe 1774 u shëruan. 34 227 doza të vaksinës u dhanë gjatë 24 orëve të fundit. 479 476 persona kanë përfunduar ciklin e vaksinimit.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella MançevaSiguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022...
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..