Arkitektura më e hershme e gurit në Evropën kontinentale, nekropoli më i madh prehistorik në botë, floriri më i vjetër i përpunuar në botë, disa nga gjurmët më të lashta të shkrimit njerëzor....Tingëllon në mënyrë të pabesueshme, por këto dëshmi për zanafillën e qytetërimit të parë evropian janë të shpërndara në një ishull të vogël liqenor, i vendosur në bregdetin verior të Detit të Zi.
Ende dihet shumë pak për përfaqësuesit e proto-civilizimit më të hershëm të Evropës kontinentale, e cila është paraqitur nëpër tokat tona përpara më shumë se 7 mijë vjetësh. Por, shkencëtarët janë të një mendimi - këta njerëz i kanë tejkaluar më mijëvjeçare kulturat e tjera në botën parahistorike.
Gjurmë të qytetërimit të tyre të zhvilluar në një nivel shumë të lartë janë gjendur në disa vende në Bullgari, por mendohet se dëshmitë më të hershme janë të shpërndara në ishullin e madh të Liqenit të Durankullakut. Gjatë epokës së gurit dhe të bakrit këtu lind një qytezë me ndërtesa të larta prej guri, me një vend të shenjtë të Hyjneshës Nënë dhe një nekropol të madh. Jeta në këtë vend fillon gjatë 5 300-5 250 përpara epokës së re dhe përfundon aty nga fundi i shekullit të 10. “Këto janë 11 shtresa historike nga periudhat e ndryshme me ndërprerje të vogla. Vendi ka konservuar historinë”, thotë Ivelina Romanova nga Muzeu Historik Rajonal - në qytetin Dobriç.
Këtu është arkitektura më e vjetër e gurit e Evropës kontinentale. Godinat janë të ndërtuara gjatë mijëvjeçarit të 5 përpara epokës së re, gjë e cila i bën më të hershmet në kontinent. Ato janë me një bazë prej guri, ndërtimi është me breza prej balte dhe përfundon me çati me dy pjerrësi. Banesat janë të mëdha dhe komode, madje për përfytyrimet e sotme. Paraardhësit tanë kanë banuar mbi një sipërfaqe prej 160-170 metrash katrorë. Disa nga godinat kanë qenë në më shumë se një kat, brenda dyshemetë kanë qenë prej balte, ku ka dominuar ngjyra e kuqe.
“Ngjyra e kuqe figuron dhe në zbukurimin e enëve. Ato janë me dekorata interesante, zbulojmë shenjën e labirintit, të svastikës dhe elemente të tjerë, të cilat dhe sot i takojmë në qëndisjet tradicionale bullgare” - tregon Ivelina Romanova. Një pjesë nga artefaktet janë eksponuar në Muzeun Historik në qytetin Dobriç, një tjetër në Muzeun Kombëtar Historik në Sofje.”
Në ishullin e madh janë zbuluar dhe disa nga gjurmët më të hershme të shkrimit njerëzor.
“Bëhet fjalë për figurën e gruas të Hyjneshës Nënë. Në kraharorin e saj ka një piktogram, e cila dëshmon për disa nga shenjat e para me shkrim në historinë njerëzore” - sqaron Ivelina. Hyjneshës Nënë i është kushtuar dhe tempulli i Kibelës. Aty arkeologët ndeshen me një mur prej guri, i cili prezanton hyjneshën, e cila është e ulur në një fron dhe e rrethuar me luanë të vegjël.”
Derisa e studiojnë ishullin, arkeologët ndeshen me një nekropol nga mijëvjeçari i 5 përpara epokës së re. Deri në këtë moment në të janë zbuluar 1204 varrime, gjë e cila e bën një nga më të hershimet dhe një nga nekropolet më të mëdha parahistorike, të zbuluar dikur. Trupat janë varrosur me sende rituali ose me sende nga jetesa.
Dhe diçka mahnitëse- arkeologët ndeshen me zbukurime shumë të bukura prej floriri. Del se ato janë në po këtë moshë si thesari i artë nga nekropoli i Varnës, i njohur si floriri më i vjetër i artë në botë. Por një nga sendet nga Durankullak – byzylyku emblematik në formë të një spirali, i punuar me një fines të tillë, sikurse ka dalë nga një butik modern për flori, është me 200-300 vjet më i vjetër nga zbukurimet dhe stolitë e thesarit paleolitik të Varnës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova, Muzeu Historik Rajonal - në qytetin DobriçKisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..