Shtetas bullgarë që ktheheshin nga një udhëtim i organizuar në Greqi u vunë nën karantinë 10 ditore për shkak të testeve për Covid -19 në gjuhën greke të cilat ata i paraqitën para autoriteteve shëndetësore në pikën kufitare “Kullata”. Këtë e njoftoi Inspektorati Shëndetësor Rajonal në qytetin Bllagoevgrad.
“Punonjësit tanë kryen punën e tyre mirë. Ne nuk duhet të dimë greqishten”, theksuan nga inspektorati shëndetësor.
Në një urdhër të Ministrit të Shëndetësisë theksohet që me të hyrë në Bullgari, si bullgarët ashtu edhe shtetasit e vendeve të tjera të BE duhet të paraqesin teste negative PCR ose antigjeni, të shkruara në latinisht dhe të kryera në laboratorë të licencuar.
Kompania shtetërore Bulgargaz propozon që çmimi i gazit natyror për shtatorin të jetë 60.99 leva (31,18 euro) për një megavat-orë (pa taksa për aksesin, transmetimin, akcizën dhe TVSH-në), u bë e qartë nga aplikimi në Komisionin Rregullator të..
Më 23 dhe 24 gusht, në qytetin bregdetar të Burgasit do të zhvillohet BURGAS SKATE WEEKEND 2025 – një ngjarje e madhe e dedikuar kulturës urbane dhe sportit të skajteve. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë gara me skate për të gjitha grupmoshat;..
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..
Kompania shtetërore Bulgargaz propozon që çmimi i gazit natyror për shtatorin të jetë 60.99 leva (31,18 euro) për një megavat-orë (pa taksa për aksesin,..