Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 445

Foto: BGNES

Gjendja e jashtëzakonshme epidemike zgjatet deri më 31 korrik

Qeveria e përkohshme miratoi një vendim për të zgjatur afatin e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike nga 1 qershori 2021 deri më 31 korrik 2021, njoftoi qendra e shtypit pranë kabinetit.

Pavarësisht nga rënia e vërejtur e incidencës së Covid-19 në vend, përhapja e infeksionit prek të gjitha rrethet dhe të gjitha grupmoshat.

Që nga 9 maj Bullgaria u rendit e 11-ta në botë për sa i përket vdekshmërisë 14-ditore.

Te data 15 maj 6.3 për qind e popullsisë së vendit është e mbuluar nga një skemë e plotë vaksinimi, dhe 11.7 për qind nga një dozë e vetme.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike synon të parandalojë përhapjen e llojeve të ndryshme të koronavirusit tepër ngjitëse në sfondin e një mbulimi të konsiderueshën të imunizimit.


Në vitin 2020 rreth 70 000 pacientë mbetën pa mjek të përgjithshëm

Vetëm vitin e kaluar rreth 70 000 pacientë zbuluan se kanë mbetur pa mjek të përgjithshëm për shkak të ndërprerjes së praktikës që pasi e kërkuan atë në lidhje me një problem shëndetësor. Këtë e tha Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva para Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Të Drejtat Themelore dhe E Drejta Mjekësore”, organizuar nga Instituti i Shtetit dhe Ligjit. Sipas saj në vitin 2020, ankesat shëndetësore tek avokati i popullit janë mbi 1000 dhe kanë të bëjnë kryesisht me aksesin në kujdesin mjekësor në zona të largëta dhe të vështira për t’u arritur, cilësinë e shërbimeve mjekësore, dyshimet për gabime mjekësore, gabimet teknike në certifikatat e lëshuara të vaksinimit, etj.

Për momentin, nuk ka asnjë mundësi për të korrigjuar të dhëna të gabuara në certifikata, tha ajo. Qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinave të ndryshme gjithashtu përballen me një problem. “Për momentin, ende nuk është e mundur të marrësh një certifikatë nëse je vaksinuar me dy vaksina të ndryshme si doza e parë dhe e dytë. Shpresoj që ky problem të zgjidhet”, theksoi Avokati i Popullit.


Rritje e të infektuarve me koronavirus pas pushimeve

406 janë rastet e reja të Covid-19 në 24 orët e fundit në vend. 2.93% janë mostrat pozitive nga 13 839 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë të infektuar ka në tre zonat më të populluara - 89 në Sofje, 43 në Plovdiv dhe 27 në Varna.

 23 426 janë të sëmurët me simptoma të shfaqura. Numri i të shtruarve në spital po vazhdon të bjerë dhe tani është 3533. 383 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të vdekurve me koronavirus është 68 persona. Të shëruarit për ditën e fundit janë 2423.

Në 24 orët e fundit janë kryer 16 870 vaksina kundër koronavirusit dhe 1 282 717 bullgarë tashmë kanë marrë të paktën një dozë. 515 963 persona janë imunizuar me të gjitha dozat e domosdoshme.


Epidemiologja Prof. Kozhuharova do të këshillojë Ministrin e Shëndetësisë

Mira Kozhuharova do të bëhet një këshilltare zyrtare e Ministrit të përkohshëm të Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov, tha ajo për bTV. Profesori nuk e sheh nevojën për një ndryshim në masat anti-epidemike në këtë fazë, sepse ato janë adekuate. "Pasi rritet përqindja e njerëzve të vaksinuar, mund të zvogëlojmë vendet ku duhet të mbahen maska," tha epidemiologja.

Viruset mutohen vazhdimisht. Nuk duhet t’i shqetësojmë njerëzit. Shpresoj t'i përballojmë sfidat me qetësi. Mënyra e duhur për të vepruar është përgatitja e mirë e sistemit shëndetësor. Përqindja e njerëzve të vaksinuar në Bullgari nuk është e mjaftueshme - veçanërisht për të moshuarit, shtoi Kozhuharova.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Përpiloi: Gergana Mançeva dhe Ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aeroporti i Sofjes

Aeroportet ndërkombëtare në Bullgari do të pajisen me sisteme anti-drone

Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..

botuar më 25-02-11 5.54.MD

Rada ukrainase miratoi blerjen e reaktorëve bërthamorë rusë nga centrali atomik bullgar “Belene”

Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..

botuar më 25-02-11 3.51.MD

Në konferencën për Intelektin Artificial në Paris, kryeministri Rosen Zheljazkov foli me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara

Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..

botuar më 25-02-11 2.47.MD