Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshje kundër gjuhës së urrejtjes nënshkruan agjencitë informative të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Nga e majta në të djathtë: Kirill Vëllçev, Rumen Radev, Stevo Pendarovski dhe Dragan Antonovski
Foto: press@president.bg

Drejtorët e Përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Bullgare - BTA dhe të Agjencisë së Informacionit Mediatik të Maqedonisë së Veriut - MIA, nënshkruan një marrëveshje mbi shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin profesional.

“BTA dhe MIA do të marrin masa efektive në informacionin e shkëmbyer në mënyrë që të mos ketë propagandë me qëllim të keq dhe nxitje të dhunës, urrejtjes ose veprimeve të tjera të ngjashme që do të dëmtonin marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, theksohet në dokument.

Marrëveshja u nënshkrua në Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Romë në prani të Presidentëve të të dy vendeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave nga Agjencia Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD