150 gjimnastë nga 26 vende janë pjesë e garës për Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike, e cila filloi në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna. Gara u hap nga Ministri i përkohshëm i Rinisë dhe Sportit Andrej Kuzmanov, informon BGNES. "Organizimi i një gare kaq të madhe është një sfidë e madhe," tha Kuzmanov.
Kryeqyteti ynë bregdetar është mikpritës i një konkursi të një rangu të tillë për herë të katërt në gjashtë vitet e fundit. Finalja e Kupës Botërore është të dielën, 30 maj.Rosica Dençeva pati një fillim të shkëlqyer në Kampionatin e Hapur të Francës. Në njëshe për vajza, ajo mundi Kristina Peniçkova nga Shtetet e Bashkuara, e renditur e dyta në skemë, me rezultatin 6:4, 6:1. Një tjetër bullgare u kualifikua për..
Kampionati Evropian i Kanotazhit për meshkuj dhe femra u hap zyrtarisht në Bazën e Kanotazhit në Plovdiv. Kampionati Evropian do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor dhe do të përfshijë 800 kanotierë nga 33 vende. Në ceremoni, Presidentja e..
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë..