Ministri i Shëndetësisë miratoi Covid - certifikatën digjitale të BE
Sot me një urdhër Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov miratoi Covid certifikatën digjitale të BE për vaksinim kundër Covid-19. Certifikata krijohet në regjistrin elektronik të imunizimit pas regjistrimit të vaksinimit dhe lëshohet me kërkesë të personit të vaksinuar kundër Covid-19 nga profesionisti mjekësor që e ka bërë vaksinën ose nga mjeku i përgjithshëm. Certifikatat janë për skemën e përfunduar të vaksinimit, skemën jo të plotë të vaksinimit, ose për skemën e përfunduar të përzier të vaksinimit.
Fillon një analizë e kujdesit shëndetësor të popullatës gjatë pandemisë
Brenda 30 ditëve, Qendra Kombëtare e Shëndetit Publik dhe Analizave duhet të kryejë një analizë të shërbimeve të shëndetit publik në periudhën nga 1 marsi 2020 deri më 31 maj 2021, në kontekstin e epidemisë Covid-19. Kjo është urdhëruar nga Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov me një urdhër nga sot. Ekspertët do të analizojnë shkaqet e numrit të madh të vdekjeve, si dhe ndikimin e përhapjes së Covid-19 në vdekshmërinë e regjistruar. Aktiviteti i qendrave të kujdesit mjekësor urgjent, i ambienteve të specializuara, laboratorëve dhe spitaleve gjithashtu do të jenë objekt i analizës. Do të vlerësohet gjithashtu efekti i zbatimit të masave individuale anti-epidemike dhe procesi i vaksinimit.
2.2 për qind janë të infektuarit me Covid-19
293 janë të infektuarit me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 2.2 për qind e 13 164 mostrave janë pozitive. Më shumë të infektuar ka në Sofje - 57. Vetëm rrethet e qyteteve Vidin, Montana, Ruse dhe Gabrovo mbeten me ngjyrë të kuqe për nivelin e infektimit të mbi 120 persona në 100 000 njerëz. Pacientët aktivë janë 21 026. Prej tyre 3295 u shtruan në spital. 379 janë akomoduar në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të vdekurve me koronavirus në 24 orët e fundit është 20 persona. 1838 njerëz u shëruan gjatë periudhës. Vaksinat e dhëna janë 18 212. 1 321 786 bullgarë janë vaksinuar me të paktën një dozë. Më shumë se 533 000 njerëz kanë përfunduar ciklin e plotë të imunizimit me dy doza të vaksinës kundër Covid-19.
Bullgaria fton autoritetet ruse të inspektojnë vendpushimet bullgare
Në një letër Ministri i Çështjeve Sociale Gëllëb Donev ftoi një delegacion të autoriteteve ruse të vizitojë vendpushimet bullgare për t’u siguruar në vend për masat e marra për sigurinë e turistëve në pandeminë Covid-19, njoftoi Asociacioni i Operatorëve Turistikë Rusë - ATOR. Në letër theksohet se marrëdhëniet ruso-bullgare bazohen në traditat e lashta dhe lidhjet historike dhe se Rusia është një treg turistik me prioritet. Kujtohet se para pandemisë qindra mijëra qytetarë rusë zgjodhën vendin tonë për pushime për shkak të shumëllojshmërisë së produktit turistik bullgar. Donev gjithashtu kujton se nga 1 maji 2021 Bullgaria hapi kufijtë e saj për turistët rusë dhe tashmë lëshon viza hyrëse.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella Mançeva
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..