Përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së u diskutua në Sofje nga Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi. Vizita e Mazit është pjesë e turneut të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare, ku ai paraqet përparimin e vendit të tij.
Zef Mazi vuri në dukje se Shqipëria është përqendruar seriozisht në reformat e kërkuara nga BE, falënderoi për mbështetjen e Bullgarisë dhe shprehu dëshirën e vendit të tij për të mësuar nga përvoja bullgare. Ai theksoi se mbështetja për anëtarësimin në BE ndër qytetarët shqiptarë është 92% dhe çdo vonesë e mëtejshme do të çojë në lodhje. Shqipëria pret një perspektivë të qartë dhe shpreson se do ta marrë atë në qershor në Këshillin Evropian.
Në takim u shqyrtuan edhe të drejtat e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. Mazi siguroi Nënpresidenten se pritet miratimi i 4 akteve të tjera nënligjore nga gjithsej 12 nga legjislacioni sekondar i Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i miratuar në 2017, përfshirë këtu dhe ato të minoritetit bullgar.
Temë e bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. U shpreh njëzëri pozita se problemet duhet të zgjidhen përmes negociatave midis dy vendeve, dhe jo nëpërmjet ndërmjetësuesve evropianë.
Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të fillojë negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Kjo u theksua përsëri nga Presidenti Rumen Radev në Varshavë, ku ai mori pjesë në..
Kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Bullgarisë janë Rusia dhe paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare për vitin 2024. Në Bullgari, në vitin 2024, dy agjentë të..
Studentët bllokuan hyrjet e Radio Televizionit të Serbisë Studentët dhe qytetarët kanë bllokuar hyrjet e Radio Televizionit Kombëtar të Serbisë (RTS) tashmë 12 ditë në shenjë proteste kundër mënyrës se si media kombëtare po prezanton..
Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të fillojë negociatat për anëtarësimin e vendit në..