Ministrit të përkohshëm të Brendshëm Bojko Rashkov iu hoq hyrja në informacionin e klasifikuar sepse ai përhapte një informacion të tillë, tha zëvendëskryetari i shkarkuar i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare Nedjallko Nedjallkov. Qasja e Rashkovit u hoq personalisht prej Nedjallkovit, i cili shtoi se në një takim me Kryeministrin e përkohshëm Stefan Janev atij iu kërkuan të gjitha informacionet në lidhje me grupin e zbuluar spiun rus në Bullgari.
Nedjallkov tha se do të padisë shtetin për shkarkimin e paligjshëm të justifikuar me motivin e “moskryerjen sistematike të detyrave zyrtare dhe dëmtimit të prestigjit të Agjencisë”.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..