Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pacientët e shtruar në spital me Covid-19 ranë nën 3 000

Foto: BGNES

236 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 1.7% e 13 258 mostrave ishin pozitive. 14 rrethe të vendit janë vendosur në zonën me ngjyrë portokalli, ndërsa rastet e Covid-19 janë më pak se 120 për 100 000 popullsi. Në 14 të tjera, përfshirë Sofjen, qyteti është i verdhë, gjë që do të thotë se të sëmurët janë më pak se 60 për 100 000 njerëz. 17 322 janë regjistruar të sëmurë aktivisht. Për herë të parë numri i të shtruarve në spital ra nën 3000. 2942 pacientë janë në spital. 322 persona të infektuar ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv. 26 njerëz me koronavirus vdiqën gjatë ditës. 1582 u shëruan, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 18 064 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit. 1 383 971 bullgarë u vaksinuan me të paktën një dozë. 571.899 persona kanë përfunduar ciklin e plotë të imunizimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhjetë foshnja lindën nën programin e donatorëve të Bashkisë Metropolitane

Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..

botuar më 24-12-24 2.27.MD
Nikollaj

Personeli ushtarak është i përfshirë në kërkimin e 13-vjeçarit Nikollaj

Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..

botuar më 24-12-24 12.29.MD

Më shumë policë po kujdesen për sigurinë e qytetarëve gjatë festave të fundvitit

Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U rrit numri i patrullave antiterroriste në zonën qendrore të qytetit. U ndërmorën edhe masa të..

botuar më 24-12-24 12.08.MD