Me një minutë heshtje në të gjithë vendin dhe tingullin e sirenave në orën 12, më 2 qershor Bullgaria i dha nderime veprës së Hristo Botevit dhe atyre që vdiqën për lirinë dhe pavarësinë .
Bullgarët patriotë u ngjitën në majën Okollçica, ku u mbajt pelegrinazhi kombëtar tradicional për sakrificën e pjesëmarrësve në çetën e Botevit. Për shkak të masave kufizuese anti-epidemike edhe këtë vit nuk ishte program zyrtar.
"Pikërisht ky moment i heshtjes na kujton përgjegjësinë tonë ndaj brezave - atyre para nesh, por veçanërisht atyre pas nesh. Varet nga veprat tona se çfarë testamenti do t’u lëmë atyre. Le të përkulemi para atyre që vdiqën për lirinë e Atdheut! ", shkroi Presidenti Rumen Radev në Facebook.
Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..
Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta..